20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Pse homoseksualët nuk kanë të drejtë të japin gjak për një kohë të kufizuar?

Më të lexuarat

Në Gjermani, meshkujt homoseksualë dhe biseksualë lejohen të dhurojnë gjak vetëm nëse nuk kanë pasur një partner të ri seksual ose më shumë se një partner seksual në katër muajt e fundit. Në Zvicer deri ne vitin e kaluar ky afatizim ka qen nje vit, tani është kater muaj. Personat transgjinorë renditen veçmas si grup rreziku seksual.
Në shumë vende me të ardhura të larta HIV është më i përhapur tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkujt (MSM) sesa tek popullata e përgjithshme.
Në Shtetet e Bashkuara, popullsia më e prekur nga HIV përfshin homoseksualët, biseksualët dhe MSM të tjerë. Nga 38,739 diagnoza të reja të HIV-it në SHBA dhe në zonat e varura në vitin 2017, 70% përbëheshin nga meshkuj homoseksualë dhe biseksualë të rritur dhe adoleshentë. Edhe pse rreth 492,000 meshkuj homoseksualë dhe biseksualë seksualisht aktivë janë në rrezik të lartë për HIV, ka më shumë mjete për të parandaluar HIV-in se kurrë më parë.

Përkrahësit e kufizimit gjatë gjithë jetës e mbrojnë atë për shkak të rrezikut të pohuar të rezultateve të rreme negative të testeve dhe për shkak se popullsia MSM në vendet e zhvilluara priret të ketë një prevalencë më të lartë të infeksionit HIV/AIDS. Komiteti këshillues i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, SABTO, deklaroi në vitin 2013 se “rreziku i transfuzionit të gjakut të infektuar me HIV do të rritej nëse MSM do të lejohej të dhuronte gjak”.

Përktheu: Baki Shala

Burimi:
https://en.m.wikipedia.org/wiki/Blood_donation_restrictions_on_men_who_have_sex_with_men

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit