7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Projekti “Ushqimi për Jetimët”/Mavraj: Bamirësia më lumturon

Më të lexuarat

Ylli shqiptar i Hamburgut, Mërgim Mavraj, është dalluar gjithmonë jo vetëm si një futbollist cilësor, por edhe si një njeri më shpirt të madh humanitar. Gazeta e madhe gjermane “Morgenpost” i ka kushtuar një artikull special, pikërisht për këtë anë të mbrojtësi të Kombëtares shqiptare. “Ushqimi për Jetimët” është emri i projektit që mbështet 31-vjeçari Mavraj dhe që ndihmon jetimët etiopianë, pasi kosovari është i  angazhuar në programin më të madh mysliman të ndihmave myslimane “Islamic Relief” .

“Ambicia ime nuk është vetëm për sportin, por edhe për jetën time private dhe angazhimin tim shoqëror”, citohet Mavraj nga portali Mopo.de. Mavraj ka disa fëmijë që ai i mbështet me financat e tij personale, duke përfshirë fëmijë në Afrikë, Kosovë dhe Meksikë.

“Jam i angazhuar për mirënjohje të pastër”, shpjegoi ai në prezantimin e projektit të tij. “Unë jam ndihmuar nga të tjerët  në jetë dhe tani unë mund të ndihmoj të tjerët. Të jesh në gjendje të kthej diçka mbrapa më bën jashtëzakonisht të lumtur”. Gjatë muajit maj, Mavraj vizitoi disa nga familjet e varfra shoqërore me fëmijë në Shqipëri duke iu ofruar atyre mbështetje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit