10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Profeti Muhamed nuk do ta kishte vrarë një përfaqësues të huaj edhe sikur të ishte dërguar nga armiku më i keq

Më të lexuarat

Vrasja e ambasadorit rus në Turqi është krtitikuar nga e gjithë bota mbarë, përfshirë botën muslimane.

Megjithatë, nuk kanë munguar edhe zërat e pa arsyeshëm të cilët e kanë duartrokitur vrasjen e tij si një akt hakmarrjeje të legjitimuar për atë që po ndodh në Siri. Nga ana tjetër, ky akt i ka hedhur benzinë zjarrit të islamofobisë nëpër botë, duke e akuzuar Islamin si fe barbare dhe muslimanët si “islamikë” që godasin në pabesi.
Por si qëndron puna me delegatët e huaj sipas kënvështrimit islam dhe si ka vepruar Profeti Muhamed në kohën e tij?
Në një hadith të saktë tregohet se Musejleme Kedhabi (gënjeshtari), një përson i cili pretendonte të ishte profet, dërgoi dy emisarë të Profeti Muhamed. I Dërguari i Zotit i pyeti se çfarë mendimi kishin për pretendimet e Musejlemes.

Pasi ata iu përgjigjen se e besonin Musejlemen si profet, duke përgënjeshtruar kështu profetësinë e Muahmedit (paqja qoftë mbi të), Profeti ua ktheu:
“Pasha Allahun, po të mos ishte për faktin se emisarët nuk vriten, do t’jua kisha prerë kokën.” (Ebu Daëud, nr. 2761)
Po ashtu tregohet nga një shok i Profetit Muhamed, i quajtur Abdullah ibn Amr se i Dërguari i Allahut e kishte bërë të qartë se vrasja e delegatëve të huaj, apo ambasadorëve është rreptësisht e ndaluar në Islam.

“Kushdo që vret një përson të cilit i është dhënë garancia e mbrojtjes nga muslimanët, ai nuk do të shijojë aromën e Parajsës, ndonëse ajo mund të ndjehet nga një distance 40 vjet larg.” (Buhariu, nr. 6914).
Duke u bazuar në argumentet bazë të Islamit, dijetarët muslimanë kanë sqaruar më tej se Islami e ka ndaluar shënjestrimin, dëmtimin apo vrasjen e diplomatëve të huaj, qofshin ata ambasadorë, emisarë apo delegacione të huaja jo muslimane apo të huaj që hyjnë në një tokë (vend) muslimane.
Tani lind pyetja: sa e madhe është armiqësia e këtyre njerëzve krahasuar me atë të Musejleme Kedhabit, i cili pretendoi se ishte profet kur Muhamedi (paqja qoftë mbi te) ishte akoma gjallë. Duke mos harruar edhe faktin se Musejleme kishte masakruar muslimanë dhe kishte organizuar një ushtri të tërë për të luftuar kundër Profetit Muhamed.
Dy delegatët e Musejlemes ia thanë Profetit në fytyrë se nuk e besonin, e përsëri ai e tha qartë se nuk duhet të vriteshish.
Gjithashtu, në fund duhet të theksohet se muslimanët janë të obliguar ta largojnë të keqën në mënyrën më të mirë, e jo të shkaktojnë një të keqe më të madhe e cila mund të sjellë çregullime në tokë.
Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit