8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Profesionet më të respektuara në botë

Më të lexuarat

“Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?” është një prej pyetjeve që u bëhet më shpesh fëmijëve në të gjithë botën. Dhe përgjigjja mund të varet nga periudha në të cilën ne kemi lindur, sepse profesionet më të pëlqyera të një gjenerate janë ndryshe nga ato të një gjenerate tjetër.

Por cilat janë sot disa prej profesioneve më të respektuara në botë?

Sondazhi i fundit i realizuar nga fondacioni Varkey u shtri në 35 shtete, ku në secilin prej tyre u pyetën rreth 1,000 persona të administratës publike në lidhje me profesionet që ata mendonin që ishim më të repektuarat, duke u dhënë atyre që ata mendonin se ishin më pak të respektuarat nga 1 pikë (vlerësimi më i dobët) e më pas duke u rritur deri në 14 (vlerësimi më i lartë).

Profesione me status të lartë

Mjekët kryesuan këtë renditje si një prej profesioneve më të respektuara, të ndjekur më pas nga avokatët dhe inxhinierët. Më pas u renditën drejtorët e shkollave, profesion ky që sipas këtij sondazhi ishte më i vlerësuar sesa i mësuesve të shkollave nëntëvjeçare, që u renditën edhe më poshtë se oficerët e policisë, infermieret, financierët, etj.

Gjithsesi, në të ardhmen, kur robotët dhe algoritmet të kryejnë një numër të lartë të punëve që sot kryehen nga njerëzit, një renditje e tillë mund të ndryshojë 100 për qind.

Të zëvendësuar nga robotët?

Avantazhet e revolucionit të katërt industrial po transformojnë mënyrën sesi në punojmë por edhe të punëve që në bëjmë. Deri më tani automatizimi lidhej kryesisht me punë të cilat bëheshin në mënyrë mekanike dhe ishin shumë të lodhshme për njerëzit. Por me zhvillimin dhe sofistikimin e algoritmeve, automatizimi do të jetë në gjendje që të marrë përsipër edhe kryerjen e profesioneve në fusha të tilla si mjekësia dhe drejtësia.
Për shmebull, është vëertetuar që një algoritëm mund të realizojë më mirë dhe në mënyrë më efikase disa çështje ligjore sesa mund të veprojë një avokat profesionist. Dhe teksa algoritmet bëhën gjithnjë e më të sofistikuara, detyrat që ato do të marrin përsipër të realizojnë do të jenë gjithnjë e më të vështira.

Por nëse në të ardhmen, avokatët dhe mjekët do të ishin robotë, a do të vazhdoni njerëzit të kishin po të njejtin repekt ndaj këtyre profesioneve njëosj si sot?

E ardhmja e vendeve të punës

Gjatë revulucionit të katërt industrial, një prej friëkrave më të mëdha ishte se niveli i  papunësia do të rritjej si pasojë e zëvendësimit të njerëzve nga robotë në fusha të ndryshme. Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror mbi të “Ardhmen e Vendeve të Punës 2018”, rreth 50 për qind e kompanive të anketuara u shprehën se prisnin që automatizimi të reduktonte fuqinë punëtore të tyre me kohë të plotë deri në vitin 2022.

Por në këtë raport thuhet gjithashtu se teksa automatizimi mund të zëvendësojë rreth 75 milionë vende pune, rreth 133 milionë vende të reja pune mund të krijohen, kryesisht për profesione të tilla si data analistë, shkencëtarë, zhvillues softuerik dhe zhvillues apliakcionesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit