9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Prishtinë, TIKA inaguron “Parkun e miqësisë Kosovë-Turqi”

Më të lexuarat

Kılıç: Ky park të cilin po ua dhurojmë fëmijëve dhe të rinjve tanë do të jetë simbol i miqësisë tonë dhe do ta forcojë edhe më shumë miqësinë e përhershme ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve

PRISHTINË (AA) – Sot në Parkun e Qytetit të Prishtinës është inaguruar këndi i lodrave “Parku i miqësisë Kosovë-Shqipëri”, rinovimi dhe rregullimi i të cilit është financuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).

Këndin e lodrave për fëmijë, TIKA në përgjithësi e ka rinovuar me kolovajza, luhatëse normale dhe luhatëse me ulëse speciale për fëmijët me aftësi të kufizuar, me rrëshqitëse të veçanta në formë të kështjellës dhe me një fushë të basketbollit.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në ceremoninë e hapjes falënderoi Qeverinë e Turqisë, duke i përfshirë udhëheqësit e TIKA-s dhe ato të Ambasadës turke në Prishtinë, për ndihmat e vazhdueshme në komunën e Prishtinës, veçanërisht për rinovimin e këndit të lodrave në këtë park.

Ahmeti njoftoi se TIKA po ashtu është duke punuar në një tjetër projekt të kësaj fushe, rregullimin e oborrit të çerdhes për fëmijë në lagjen ‘Ulpiana’. Ai shprehu shpresë se bashkëpunimi me TIKA-n dhe Qeverinë Turke do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Duke theksuar se ka qenë një nevojë për fëmijët dhe kërkesë e qytetarëve që të rregullohen lodrat e këtij parku, Ahmeti tha se: “Ajo çka është me rëndësi të potencohet për këtë park është se për herë të parë në Prishtinë kemi edhe lodrat të cilat janë për fëmijët me aftësi të kufizuar pra për fëmijët në karroca që t’u ofrojmë edhe atyre hapësirë në këtë park”.

Ndërkaq, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, në adresimin e saj para të pranishmëve tha se “Parku i miqësisë Kosovë-Turqi”, emri i të cilit siç tha, është shumë domethënës, do të jetë i dobishëm për fëmijët dhe të gjithë qytetarët e Prishtinës. Ajo poashtu paralajmëroi se TIKA do të realizojë edhe shumë projekte në Prishtinë.

“Mendojmë se ky park të cilin po ua dhurojmë fëmijëve dhe të rinjve tanë do të jetë simbol i miqësisë tonë dhe do ta forcojë edhe më shumë miqësinë e përhershme ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve. Shpresoj se ne si Turqi do të vazhdojmë të realizojmë projekte të tilla konkrete më anë të institucioneve tona si TIKA dhe kjo miqësi dhe ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha ambasadorja Kılıç.

Në ceremoninë e hapjes së “Parkut të miqësisë Kosovë-Turqi”, përveç qytetarëve të Prishtinës dhe numrit të madh të fëmijëve, të pranishëm ishin edhe koordinatori i TIKA-s për Kosovë, Hasan Burak Ceran dhe drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Kosovë, Mehmet Ülker.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit