7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Presidenti Ivanov për vizitë zyrtare në Egjipt

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Egjiptit.

Ivanovi në Kajro do të realizojë takim me presidentin egjiptian Abdel Fatah Al Sisi, ndërsa do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit Ali Abdel-Al.

Në kuadër të vizitës zyrtare nesër Ivanov do të marrë pjesë në forumin e biznesit për prezantimin e mundësive investuese në Maqedoni dhe përforcimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Egjiptit.

Është paraparë që presidenti Ivanov të vizitojë bibliotekën Aleksandria.

Gjatë vizitës presidenti do të shoqërohet nga bashkëshortja Maja, ndërsa në delegacion është edhe ministri pa dikaster i angazhuar për tërheqjen e investimeve Bill Pavleski.
Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Egjiptit./MIA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit