16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Policja indiane rrah një vajzë në veturë, e akuzonte për lidhjen me një djalë mysliman (Video, +18)

Më të lexuarat

Opinioni në botë e në veçanti në Indi është shokuar me një video që është duke qarkulluar në internet, ku shfaqet një police duke e grushtuar një vajzë, vetëm pse i dashuri i saj është mysliman.

Katër zyrtarë policorë shihen duke ofenduar vajzën derisa qëndrojnë në veturën e policisë, kurse pamjet e kësaj videoje janë bërë virale në Indi.

Kjo vajzë është shoqëruar për në stacionin e policisë në Meerut në Uttar Pradhesh, ndërsa në video policja e identifikuar si Priyanka shihet duke e marrë në pyetje për të dashurin, dhe duke e goditur me grushta në kokë.

Tre zyrtarët tjerë policorë vazhdimisht e ofendonin derisa ishin brenda veturës, ndërsa identiteti i viktimës nuk është zbuluar. Sikur kjo mos kishte mjaftuar, njëri nga policët e pyet se si nuk i vie turp që është në lidhje me një “djalë mysliman”.

Times of India ka pyetur policinë se pse është shoqëruar në stacionin e policisë kjo grua kur nuk akuzohet për kurrfarë krimi, ndërkaq zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se ajo do të lirohet pasi zyrtarët policorë të bisedojnë me prindërit e saj për të zbuluar nëse ajo është “nën presion për lidhjen e saj”.

Por, viktima dhe partneri i saj që besohet të jenë në të ’20-at, janë liruar menjëherë kur prindërit e saj u shfaqën në stacionin e policisë.

Ndërkaq që të katër policët janë suspenduar që nga publikimi i pamjeve, dhe janë duke u hetuar për veprimet e tyre ka njoftuar komandanti i policisë së Meerutit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit