Policia hyn me forcë në shtëpi për të kapur… beben e pavaksinuar (Video)

0
343

Një video e publikuar ditët e fundit tregon momentin kur Policia e Arizonës në SHBA hyn me forcë në një shtëpi për të marrë një bebe të pavaksinuar që ishte me 40 temperaturë.

Në pamje shihen policët duke shkallmuar derën dhe me pistoletat gati hyjnë me kujdes brenda banesës.

Operacioni policor nisi pasi një doktor raportoi prindërit e bebes në Departamentin e Sigurisë së Fëmijëve në Arizonë. Doktori kishte frikë se fëmija kishte meningjit dhe i kishte thënë prindërve që ta dërgonin për analiza, por kur mori vesh në ditët në vazhdim se ata nuk e kishin bërë këtë gjë, njoftoi autoritetet.

Sipas policisë, babai i fëmijës refuzoi që t’i hapte derën efektivëve dhe pas kësaj ata morën një mandat dhe hynë me forcë në shtëpi

https://abcn.ws/2HKRwel