4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Polici e qëllon lopën me armë zyrtare, me motivin për të shpëtuar jetë!

Më të lexuarat

Një zyrtarë policor dje me armën e tij zyrtare ka vrarë një lopë në Istog. Këtë e ka konfirmuar Inspektorati i Policisë së Kosovës. Sipas policit i cili ka gradën e rreshterit, ai nuk ka pasur qëllim të qëllojë lopën por disa qenë që po i rrezikonin fëmijët e lagjes.

Rasti i ndodhur në Istog ka futur një far hasmërie fqinjët, ku pronari i lopës dhe polici jetojnë në të njëjtën lagje. IPK është duke e hetuar rastin, ku do që sqarojë rrethanat dhe çfarë ndodhi realisht në atë vend ngjarje.

Kohëve të fundit janë shtuar dukuri të tilla të keqpërdorimit të armës zyrtare për motive banale, ku disa zyrtarë policor e keqpërdorin atë qoftë duke shtirë nëpër dasma apo duke treguar forcë përmes saj.

Shpresojmë që ky rast të jetë me qëllim të mirë, për të shpëtuar jetën e fëmijëve nga qentë dhe të jetë qëlluar gabimisht lopa, gabime që mund të ndodhin./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit