7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

PËSON RËNIE EKONOMIA KINEZE

Më të lexuarat

Kina tha se është ngadalësuar rritja ekonomike në këtë vend, duke shënuar një rënie, më të ultën në tre vjetët e fundit, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Si shkaqe përmendet dobësimi i eksportit dhe rënia e shpenzimeve të konsumatorëve.

Të dhënat e publikuara të premten treguan se si ekonomia e dytë më e madhe e botës u rrit me 7.6 për qind në tre muajt e fundit, derisa në tremujorin paraprak rritja ishte 8.1 për qind, transmeton Rel.

Kjo është rënia më e madhe që nga tremujori i parë i vitit 2009, në kulmin e krizës globale financiare. Analistët presin që të ketë rritje në gjysmën e dytë të vitit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit