GJYKIMI I MLLADIQIT VAZHDON TË HËNËN

0
33

Tribunali i Hagës bëri të ditur se gjykimi i ish-gjeneralit të serbëve në Bosnjë, Ratko Mlladiq, do të vazhdojë të hënën pasi i akuzuari për krime lufte ka dy ditë që është në spital.

Zëdhënësja e tribunalit, Nerma Jellaçiq, shpjegoi:

“Sa i përket të akuzuarit, nuk kemi ndonjë shqetësim për momentin se është përkeqësuar gjendja e tij shëndetësore. Arsyeja pse ai po qëndron në spital nuk ka të bëjë me ndonjë trajtim të veçantë, por thjesht për t’u ekzaminuar në tërësi në mënyrë që mjetkët të sigurohen se gjithçka është në rregull me të”, njofton Rel.

Mlladiq akuzohet për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në rolin e rij gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995./kohaislame