9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Perandoria Romake dhe konvertimet e dhunshme!

Më të lexuarat

Përmbajtja

Perandoria Romake kur institucionalizoi Krishtërimin si të vetmin religjon të pranueshëm, i fshiu të gjithë tempujt e qytetërimet tjera në perandori, asimiloj dhe dhunoj shumë popuj gjatë periudhës saj. Në ktë shkrim ju do të lexoni disa të dhëna historike të shkëputura nga historianë të huaj.
Me anë të thirrjes së papës Urban II, në vitin 1095 në Koncilin e Klementit, më shumë se 100 mijë njerëz nga e gjithë Evropa u nisën për Palestinë me qëllim që të ‘çlironin’ vendin e shenjtë nga muslimanët dhe të shtinin në dorë pasuritë përallore të Lindjes. Përmes luftës së shenjtë kryqzatorët shkretuan çdo pllëmbë ku shkelën, duke përhapur frik e tmerr me ekzekutimet masive të banorve dhe plaçkitjen e fshatrave dhe qyteteve: “vranë të gjithë cfarë gjetën, meshkuj e femra, gra dhe fëmijë”. Rosalind Hill
Jerusalemi ku po jetonin muslimanë, të krishterë e hebrenj në paqe u shëndrrua në lumë gjaku. Kryqtari Rajmond krenohej me këtë makabër, ku mes tjerash ai thotë: “Pamje të mrekullueshme mund të shiheshin, disa nga kalorësit tanë u prenë kryet armiqve, të tjerët i hidhnin nga kulla, disa i torturuan dhe i dogjën flakë”. Pirgje me koka, duar e këmbë u panë në rrugët e qytetit dhe kalorsve u duhej të ecnin mbi gjak dhe kufoma njerzish e kuajsh.
August Krey
Në vitin 1194 Mbreti Rikard në kështjellën e Akres ekzekutoi 3 mijë muslimanë prej të cilëve shumica ishin gra dhe fëmijë. Disa vite me vonë 1209 në qytetin e Berziers u therën 15 mijë albizhanë, para se të kryhej thertorja Emisari pyet Papen, sesi do ti dallonte armiqtë nga besimtarët e vertetë dhe të mirë? Ai u përgjigj me gjakftohtësi: ”theri të gjithë dhe lija Zotit ti ndaj në botën tjetër”.
Në vitin 1201 Papa Innocenti III, për konvertimin e dhunshëm që u bëhej muslimanëve e hebrenjve, arsyetohej se: ”sa më shumë të detyrohen të pranojnë fenë tonë, aq më pak blasfemi kundër Zotit do të ketë”.
Daniel Chirot
Pas disa vitesh Salahudini në betejën e Hatinit, mblodhi të gjitha mbretëritë muslimane dhe i mundi kryqtarët. Edhe pse qe deshmitar i një egërsie, ai nuk perdori metodat e barbarisë kryqtare dhe nuk preku asnjë qytet të krishterë. Ai “u tregua zemergjerë në fitore, nuk preku qytetarët, nuk preku kishat dhe faltoret, por qeverisi mbi parimet islame dhe u lejoj njerëzve të besimeve të ndryshme të jetonin së bashku. J.Esposito
Pas gjithë këtyre barbarive të kryqëzatave, nën qeverisjen e muslimanëve “jeta e qytetëruar filloi përsëri dhe antarët e tri besimeve monoteiste iu rikthyen bashkë ekzistencës paqësore”.
Terry Jons
Në shek. e XV në Spanjën e Ferdinandit të Isabelës u legalizua Inkuizicioni, gjenocidi i parë në konvertimin e dhunshëm ndaj besimeve tjera. Zelli i Torkumadës në konvertimin ose dëbimin e tyre bënte që popullata të jetonte me frikën e përhershme sepse “të priste vdekja pse nuk ndezje qirinj kur duhej”. Edhe kryepeshkopi i Valensisë e kishte shpallur detyrë të shenjtë fetare dhe u kanosej me “hakmarrje nga qielli” të gjithë atyre që nuk pranonin krishterimin si fe. Për një ditë të vetme u dogjën 2 milion dorshkrime dhe zhduken gjurmët 8 shelullore islame.
Angel Alcala
Gjatë shek. e 16 gjejmë persekutimet Portugeze mbi popullin Goa të Indise, ku përmes shtypjeve e torturave u konvertuan kryesishtë hindusët. Qindra mijëra Indian, skllevër të Amerikës sot janë të krishterë, pasi misionarët i kanë konvertuar detyrimishtë të parët e tyre.
U deshën disa shekuj më vonë që të pariqitej një papë Gjon Pali II, i cili se paku do të pranonte fajin e kishës për inkuizicionin, për konvertimet e dhunshme të popujve të Afrikës e të Amerikës Latine, dhe për perkrahjet e kryqëzatave.
Anant Priolkae
Pagëzimet e dhunshme të aborxhianve të Australisë morën përmasa gjenocidiale dhe çuan në humbjen e identitetit të fiseve te tyre. Çfarë tmerri ngjau natën e 24 gushtit 1573, kur në Paris tinëzishte u sulmuan dhe u mbyten mijëra besimtarë hugenot (kalvinistë) nga një grup romano-katolikësh që në histori u njoh si “Masakra e Shën Bartolomeut”.
Philip Benedict
Në shek. e 17 filluan luftërat vllavrasëse në mes protestantëve dhe katolikëve. Antioki Gallo jetoj si tiranë duke shfarosur pagan e duke shkatërruar tempuj. Teodori në bibliotekë masakronte klerik e studiues pagan. Shën Qirili njihet për persekutimin e hebrejve dhe paganve. Papa Leoni luftonte heretikët. Justiniani konvertoi me dhunë 70 mijë njerëz në Azinë e Vogël. U mbyll Akademia e Athinës, universiteti i fundit pagan, kurse studiusit gjetën strehim në Persi. Karli i Madh urdhëroi prerjen e 4 mijë e pesqindë kokave te saksonve, pasi refuzuan të konvertohen në krishterim.
G. Ostrogorsky
Në konvertimin e Bullgarve mban pergjegjesi Car Borisi, të Kroatëve Teodori i splitit, të Polakve Miecislao, të Hungarezve Stefani I, të Norvegjezve Olaf Trygvasoni, të Normadve, Danezve dhe Suedezve vasaliteti i Rollonit me Karlin e thjeshtë.
Thomas Doane
Shpata, zjari, persukutimet, vrasjet, dëbimet, mohimet e të drejtave, konfiksimi i pasurisë të ushtruara me mizori të paimagjinueshme nën thundrën e sunduesit Romak, imponuan Krishtërimin si një identitet të ri edhe për Ilirët. Papa Piu IV dhe Kelmenti VIII në vitin 1585, vendosën urdhërin për konvertimin e Arbërve të ritit lindor (ortodoks) në ritin perendimorë (katolik). Për të rezistuar ata u detyruan të mërgonin prej një vendi në tjetrin. Kështu derisa u konvertua edhe shqiptari i fundit atje.
Dhori Qiriazi
Marin Barleti në veprën e tij “Historia e jetës së Skenderbeut” thotë se pasi kishte kapur kështjellën, banorve u kishte futur tmerrin derisa ata ishin ngujuar në shtepitë e tyre. Ata Arbër muslimanë që do të pagëzoheshin e do të konvertoheshin në fenë e krishtere, do tu falej jeta dhe do të fitonin edhe nderime. Të shumtët që e refuzuan një gjë të tillë, më pas i luteshin “heroit” ti falë dhe të mos i kërcënonte me vdekje. Për ato që kishin pranuar kërkesën e Skënderbeut, që ishini rikrishterizuar, tregohej trajtim i veçantë, të tjerët që nuk pranuan “fenë e të parëve” u futën në pranga ose u vranë menjëhere.
Në kronikën e Taccos, Skëderbeu ishte një i krishterë që bënte kryqin para se të kalëronte në betejë dhe në luftra kryqëzatash kishte përkrahjen e Papa Piut dhe kishës katolike. Oliver Schmitt.
Natyrishtë këto barbari nuk mund të mbështeteshin në “mesazhin e dashurisë së Krishterimit”, sepse ata nuk kishin asnjë lidhje me fenë. Asnjë mesazh hyjnorë nuk mund të nxisë akte të tilla të dhunshme. Këtë alfabet të fesë nuk e kan mësuar akoma as sot prifterinjtë, murgjit e mësuesit e shkollave që akuzohen për mardhënie të jashtligjshme seksuale, për dhunime dhe pedofili, që kanë mbushur gjykatat me akuza të rëndomta.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit