Paul Pogba besimtar i devotshëm, viziton Mekën për Ramazan

0
202

Muaji i Ramazanit është muaji kur shtohet dashuria e njeriut ndaj Zotit.

Ka të tillë që këtë periudhë të kohës e kalojnë në qytetin e shenjtë të myslimanëve – Meke.

Një prej tyre është edhe futbollisti i Manchester United, Paul Pogba, i cili ka zgjedhur të vizitojë vendin ku lindi profeti Muhamed.

Francezi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet se po kalon bukur në Qabe.

“Allahu Ekber. Allahu është më i madhi”, ka shkruar në këtë rrjet social, Pogba duke thënë se nuk mund ta përshkruaj ndjenjën e së qeni në këtë vend.

Kujtojmë se 25-vjeçari është një ndër lojtarët me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale, ku vetëm në Instagram ka mbi 22.6 milionë fansa.

Ndryshe, Pogba do të jetë i pranishëm në kampionatin botëror për kombëtaret, ku do të veshë fanellën e Francës.