Pas kësaj video pritja për përballjen McGregor – Nurmagomedov do të jetë edhe më e vështirë

0
225

Një nga temat më të përfolura në botën e sportit është rikthimi i Conor McGregorit në UFC.

Irlandezi do të përballet me Khabib Nurmagomedov më 6 tetor për titullin e peshës së lehtë.

Normalisht rivaliteti mes të dyve është shumë i madh dhe cilësohet si një nga përballjet më të mëdha në histori të UFC.

Që e gjitha kjo të jetë edhe me emocionuese është përkujdesur BT Sport me një video paralajmëruese të punuar në mënyrë fantastike.

Kjo video është shpërndarë shumë në rrjetet sociale nga fansat e McGregorit, por edhe është bërë lajm në media.

Se kush është favorit është vështirë të thuhet pasi secili nga sportistët është i bindur në fitore të padiskutueshme.

Vlen të theksohet se ky do të jetë meçi i parë i McGregorit në UFC që kur vendosi të lë këtë sport dhe të boksojë kundër Floyd Mayweather.