10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pas ceremonisë së varrimit, pranë babait – luftëtarit të UÇK-së: Familja Curri ia fal gjakun familjes Salihu (Video)

Më të lexuarat

Familja Curri ia ka falur gjakun familjes Salihu, pasi djali i tyre shkeli për vdekje me veturë Bleranda Currin, 20-vjeçare, të enjten në mbrëmje në Fushë Kosovë.
Falja e gjakut nga Familja Curri është bërë menjëherë pas ceremonisë së varrimit të Blerandës.

Me lot në sy familjarët e familjes Curri ua kanë dhënë dorën e faljes Salihajve.

Momenti emocional i faljes është bërë në prani edhe të qindra personave që kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

“Qofshi faqebardhë dhe Allahu ua shpërbleftë, na keni nderu ne, familjen dhe të gjithë”, ka thënë hoxha i fshatit.

Bleranda është varrosur afër varrit të babait të saj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Korreticë të Drenasit.

Para varrimit, për Klan Kosovën ka folur axha i Blerandës, Bujar Curri. Ai deklaroi se Bleranda dje kishte qenë në Drenas për të kryer punë rreth një patentshoferi. Ajo më pas kishte hipur në autobus për t’u kthyer në banesën ku jetonte me nënën e saj në Fushë Kosovë. Kur Bleranda, 20 vjeçare, kishte zbritur nga autobusi, duke kaluar zebrat ishte goditur nga një veturë me shpejtësi tepër të madhe.
Bujari ka treguar se vozitësi, Admir Salihu, 24-vjeçar, është ndaluar dhe është interesuar për viktimën.

Saliu tani gjendet i paraburgosur derisa drejtësia të vendos për të. /klankosova.tv/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit