PARIME/ Blerim Latifi është Islamofob, ama në anën tjetër është një mbrojtës i hapur i katolicizmit

0
215

Islamofobët përpiqen ta relativizojne çështjen e islamofobisë, një problem që ata vetë e nxisin, duke akuzuar se incidentetin e katolikut ekstremist e paskan porositur vetë muslimanët duke paguar për të sharë Adem Jasharin.
Blerim Latifi, një islamofob i deklaruar, në reagimin e tij harron se në videon e bërë publike shahet Islami dhe Pejgamberi Muhammed (paqja qoftë mbi të). E duhet të jesh kokegdhe për të besuar se një besimtar musliman do të bënte një manipulim të tillë. Këto janë taktikat tuaja prej islamofobesh.

Po ashtu, i kujtoj se ekstemisti në video është i njohur për autoritetet shtetërore për nxitjen e urrejtjes. Madje që nga viti i kaluar, ai është në kërkim nga policia anti-terror (shiko linkun e policisë poshtë). Pra nuk është një shpikje e muslimanëve.
Të gjitha sa Blerim Latifi thotë, e që ia përcjell me gjerë dhe portali islamofob Gazeta Express, nuk janë gjë tjetër veçse mashtrimet dhe gënjeshtrat që kanë një jetë që qarkullojnë nga soji i tij në lidhje me të kaluarën dhe identitetin e shqiptarëve.
Ju mund t’i mashtroni ata që nuk dinë dhe ata që nuk i kontrollojnë faktet, por nuk mashtroni dot tërë shqiptarët. Gjithmonë do ketë njerëz që do punojnë natë e ditë për të nxjerrë në shesh mashtrimet e sojit tuaj.

Enes Neza