8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

PARASHIKIMI/ Eksperti amerikan: Si mund të provokojë Corona një tjetër “Pranverë Arabe”

Më të lexuarat

Frederic Wehrey, një ekspert amerikan i Lindjes së Mesme, pyet në një artikull në New York Times nëse virusi koronar do të shkaktojë një tjetër “Pranverë Arabe”, duke deklaruar se ekziston një gjasë e fortë që shpërthimi i pandemisë të shpalosë pafuqinë e regjimeve qeverisëse në Lindjen e Mesme.

Wehrey thotë se gjatë një vizite të fundit në Libi, ai u njoh a me një familje që jetonte në një strehë në një kamp zhvendosjeje në lindje të Tripolit, duke u përballur, si mijëra familje të tjera, me mungesën e ujit të pijshëm dhe talljet abuzive të vendasve.

Për t’i bërë gjërat më keq, tha ai, përhapja e virusit të ri mes viruseve të tjera ekzistuese do të ketë një ndikim shkatërrues në komunitetet e refugjatëve dhe migrantëve në Lindjen e Mesme.

Ai komentoi që çdo reagim i shpejtë i shëndetit publik dhe ekonomik mund të forcojnë qeverisjen autoritare të këtyre regjimeve, por jo në kohë të pacaktuar.

“Mësimi kryesor i kryengritjeve arabe të vitit 2011 dhe protestave që shpërthyen vitin e kaluar është se, pa qeverisje më gjithëpërfshirëse, më pak korrupsion dhe më shumë drejtësi ekonomike, mjetet teknokratike dhe shtrënguese janë vetëm masa të përkohshme”, shkroi ai.

Autori beson se kërkesat e qytetarëve në Lindjen e Mesme ka të ngjarë të rriten pas shpërthimit të pandemisë dhe se ndikimi i saj do të ndihet më qartë në luftërat aktive civile në rajon: Libi, Jemen dhe Siri.

Një epidemi virale në një vend ose bashkësi në ato vende mund të rrisë armiqësitë dhe dhunën, dhe një virus vdekjeprurës do të sillte vuajtje të pashprehura, gjykon eksperti amerikan.

Wehrey shton se ajo që po ndodh në Libi nuk është e krahasueshme me ngjarjet në Jemen, ku po zgjat një ndër krizat më të mëdhe humanitare të krijuara nga njeriu.

“Lufta në Jemen ka zbuluar natyrën simbiotike të luftës dhe sëmundjes.

Përhapja e kolerës është një rezultat i dukshëm i një lufte që ka goditur spitalet dhe infrastrukturën e ujit dhe kanalizimeve”.

Sa për Sirinë, ai shtoi se ndikimi i epidemisë së koronavirusit mund të jetë i rëndë, veçanërisht për miliona njerëz të zhvendosur.

“Sulmet nga regjimi i Bashar al-Asad dhe përkrahësit e tij rusë kanë shkatërruar objektet shëndetësore në zonat e opozitës”.

Sipas tij, kjo mund të çojë në një cikël i ri trazirash.

“Mungesa e ujit dhe zonat e dendura me popullsi rrisin më tej rrezikun.

 Më shumë se 100,000 njerëz mund të vdisnin vetëm në Idlib.

 Mijëra të burgosur politikë nga regjimi Asad janë gjithashtu në rrezik për jetën”.

Virusi do të vërë në dyshim aftësitë e qeverive në dukje të qëndrueshme, komenton eksperti amerikan.

Sipas tij, monarkitë e pasura të Gjirit nuk kanë gjasa t’i kanalizojnë ndihmat e tyre ndaj regjimeve të varfëra, të cilat mbështeteshin në bujarinë e tyre, të tilla si Egjipti, Jordani dhe Maroku, të cilët janë përballur me protesta edhe para shpërthimit të epidemisë.

“Protestuesit kanë lënë rrugët në përgjigje të masave të kujdesit shëndetësor, kështu që kriza e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit mund t’u japë këtyre qeverive një goditje.

Protestuesit po riorganizohen dhe po përgatiten për një raund tjetër trazirash, gjë që mund ta përkeqësojë situatën”.

Ai përfundon se nëse udhëheqësit e botës arabe mbeten vetëm, dhe nëse e kaluara shërben si tregues, atëherë kjo nuk është një bazë për një optimizëm të madh.

“Ndryshimet sizmike mund të kenë fillesa të vogla, veçanërisht në një rajon të dobësuar nga stanjacioni ekonomik, ngurtësia politike, ndërmjetësimi i luftërave dhe besimi i pabazuar në vazhdimin e status quo-së.

 Siç thotë thënia e vjetër arabe, ‘edhe një mushkonjë mund ta provokojë egërsinë e një luani’”, përfundon arsyetimin e tij parashikues  Frederic Wehrey.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit