16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pamjet e para të sistemit mobil Firefox OS

Më të lexuarat

Gjatë muajit të kaluar, Mozilla njoftoi zyrtarisht për sistemin e vet operativ që do të punoj në smartfonë dhe do të njihet si Firefox OS.

Tani kemi disa prova të hershme të asaj se si softueri do të duket në ekranet tona, dhe atë falë një tekniku të Mozillas i cili ka lëshuar një seri të pamjeve në llogarinë e tij në Twitter.

Robert Nyman nuk mund të mbante zhvillimet e Firefox OS-it për vete, kështuqë i postoi gjashtë pamje.

Nyman ishte i etur të theksonte që “është një punë në zhvillim dhe ndryshon tërë kohën” por nëse këta janë shembuj të produktit në një gjendje të parafinuar ose të papërfunduar, atëherë sistemi operativ duket të jetë formësuar mjaft mirë.

Pajisjet që do ta përdorin sistemin Firefox OS do të kenë një procesor Qualcomm Snapdragon dhe pritet të lëshohen në fillimin e vitit të ardhshëm në Brazil, përgjatë shërbimit Vivo të gjigantit bartës telefonic, Telefónica.

Mozilla thotë që platforma e vet e bazuar në HTML 5 “zhbllokon shumë nga kufizimet e tanishme të zhvillimit të Uebit në celular, duke mundësuar qasjen në aplikacionet në HTML 5 në telefonët me mundësi më të ulëta, më parë në dispozicion për aplikacionet vendase.”

Sipas Mozillas, kjo do të mundësoj “largimin e shtresave të panevojshme të ndërmjetme” dhe do të ndihmoj që t’i ulë për nga çmimi.  (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit