5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pak për “intelektualin” Jakup Krasniqin

Më të lexuarat

Analisti dhe opinionisti për Lindje të Mesme, Mehmet Kalisi ka reaguar ndaj një shkrimi të Jakup Krasniqit të postuar në Facebook lidhur me shtetet “araboislame” siq thot ai.

Më posht keni reagimin e z.Kalisit:

“Pse bre Baci Jakup nuk e ke bo një kërkim në google para se ta shkruash këtë shkrim.

Bac shkojm me radhë, numri total i refugjatëve në botë sipas statistikave zyrtare të UNHCR agjenci e specializuar për këtë fushë, është 65.3 milion.

Epo ja që Evropa dhe ajo botë e krishtere të cilën herë e vendosë në bankën e të akuzuarit dhe herë e lavdëron çuditerisht nga kjo shifër totale e refugjatëve ka mikpritur vetëm 6%. Pastaj Amerika që nga poli verior deri te ai jugor vetëm 12%.

Azia dhe Pacifiku 14%, baci Jakup Afrika në total ka mikpritur 29%, ndërsa kampione është Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore apo ajo te cilen ti e quan Bote Islame 39 %.

Hajde edhe pak për Bacën Jakup apo “Jakupovski ose Sheqeri” siç ja ka enda presidentit Thaçi ta quaj, ja Bac cilat janë shtetet me më shumë refugjat të strehuar në botë:

Turqia 2.5 milion, Pakistan 1.6 milion, Libani 1.2 milion, Irani 0.7, e me ne fund nje shtet me shumice te popullsise krishtere edhe atë ku se, në zemër të Afrikes, Etiopia. Pas këtij shteti vjen një shtet tjeter Islam Jordani me 664,100.

Bac Statistika dallon nga Historia janë dy shkenca të ndryshme, sidoqoftë shkrimi yt është mjaft tendencioz i paargumentuar dhe tejet fyes, të ka ikur koha, kot e ke e smund të bëhesh president, shkruan Kalsi në profilin e tij ne Facebook.”/Mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit