5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Pa Turqinë, nuk ka zgjidhje për krizën në Siri”

Më të lexuarat

Duke i shpjeguar skenarët e mundshëm për zgjidhjen e konfliktit të gjatë sirian, analisti Muhamed Jusiq potencon se pa Turqinë nuk ka zgjidhje për krizën në Siri

Analisti politik për Lindjen e Mesme, Muhamed Jusiq ( Vedat Abdul/AA )

SHKUP (AA) – Admir Fazlagic

Konflikti në Siri, i cili filloi në vitin 2011 dhe ende zgjat është temë që i intereson botës, ndërsa çështja e zhvillimeve në Lindjen e Mesme, sidomos në Siri, tangon vende të shumta në të gjithë botën, sidomos fuqitë botërore.

Në një bisedë për Anadolu Agency (AA), analisti politik për Lindjen e Mesme, Muhamed Jusiq, i cili jeton dhe vepron në Sarajevë, si një bashkëpunëtor i Qendrës për Studime të Avancuara shpjegon krizën në Siri dhe zhvillimin e saj, që nga fillimet e saj deri në gjendjen e tanishme, në të cilën ai adreson pasojat e konfliktit sirian në nivel global dhe rajonal, si dhe mundësinë për zgjidhje eventuale që do të mund ta ndalnin gjakderdhjen në këtë vend të Lindjes së Mesme.

Jusiq kujton faktin se konflikti aktual në Siri filloi si një demonstratë paqësore e qytetarëve, jo vetëm në Siri, por në të gjithë botën arabe, të cilët kërkonin më shumë liri, më shumë zgjedhje demokratike, ndarje të barabartë të privilegjeve në vend, sidomos në Siri, pozicione në qeveri, ushtri, ku, siç thotë ai, favorizohej vetëm një grup ose një familje.

“Regjimi në Siri, veçanërisht kësaj, iu përgjigj me brutalitet të paparë. Në fillim protestuesit nuk kërkonin aspak që regjimi i Bashar al-Asadit të heqë dorë nga pushteti, por ata kërkuan liri dhe të drejta më të mëdha. Pas përgjigjes brutale erdhi deri në përshkallëzimin e përplasjeve. Që nga fillimi regjimi u përpoq të thotë se pala tjetër nuk janë qytetarë, civilë, sirianë, njerëz që duan më shumë liri fetare dhe çdo lloj tjetër të lirisë, por që pala tjetër janë terroristë, fanatikë, njerëz që duan të bëjnë një shtet mesjetar i cili nuk do të jetë në gjendje të funksionojë në botën bashkëkohore”, kujton analisti Jusiq.

Ai vë në dukje se regjimi është përpjekur të tregojë se nëse në pushtet vijnë njerëzit që protestonin, ata do të jenë shumë më të këqinj se qeveria aktuale siriane. Për të njëjtit ata kishin thënë se do të japin më pak të drejta të njeriut, do të jenë më brutalë, posaçërisht ndaj pakicave, pjesëtarëve të besimeve të tjera dhe njerëzve me botëkuptime të ndryshme.

“Ne të gjithë e dimë se në fillim kjo nuk ishte e vërtetë, por, me përkeqësimin e luftës, komuniteti ndërkombëtar dhe ai botëror injoruan gjithë atë që po ndodhte aty, u krijua hapësirë që njerëzit që sjellin ide të tilla ta rrëmbejnë revolucionin, e kjo nuk ishte spontane. Ne e dimë saktësisht se kur erdhi deri në përshkallëzimin e trazirave në Siri, regjimi liroi saktësisht 41 persona, ekstremistë të dënuar, militantë me histori të përdorimit të dhunës të frymëzuar nga besimi”, tha Jusiq, duke shtuar:

“Ne e dimë se ata njerëz për një kohë të gjatë kanë shërbyer si një pikë tranziti për hyrjen e militantëve nga e gjithë bota nëpërmjet Irakut që aty gjoja të luftojnë kundër amerikanëve. Nga momenti kur amerikanët filluan të tërihqen, kur Irani mori kontrollin e Irakut, këta njerëz janë dërguar në burg. Me eskalimin e trazirave në Siri, këta persona u lanë të lirë. Këta janë komandantët e sotëm të Al-Nusras dhe DEASH-it. Kjo gjë nuk ndodhi rastësisht, ata duhej të ishin në shërbim, në radhë të parë për të vrarë çdo opozitë serioze dhe të fortë brenda Sirisë, ta komprometojnë atë prej brenda dhe të paraqesin para opinionit global se ata që protestojnë kundër Bashar al-Asadit janë vetëm ekstremistë të dhunshëm të cilët janë brutalë të cilët do të mbështeteshin nga pakkush në botë”.

Sipas mendimit të analistit Jusiq, regjimi i Asadit arriti të korrë sukses të konsiderueshëm në këtë drejtim.

“Sot, pothuajse nuk e kemi Ushtrinë e Lirë Siriane. Të gjithë ata që donin të jetojnë sipas rregullave të tilla sot janë refugjatë të cilët janë duke u përpjekur të gjejnë strehim në Evropë dhe lirisht mund të them se në këtë fazë revolucioni sirian është rrëmbyer nga njerëz të mbarë botës të cilët erdhën me ca axhenda që nuk kanë të bëjnë asgjë me atë për të cilën sirianët, gratë dhe të rinjtë dolën në rrugë”, konsideron Jusiq.

Konflikti mes Arabisë Saudite dhe Iranit u zhvendos në Siri

Ndër të tjera, duke folur për zhvillimet në Siri, ai thotë se me zgjatjen e konfliktit sirian, forcat rajonale dhe ndërkombëtare kanë gjetur hapësirë që në njëfarë mënyre të përfshihen në konfliktin sirian për interesat e tyre, në një mënyrë që përplasja e gjatë që mbretëron në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit filloi të bartet në Siri.

“Fituam një situatë ku disa ndezën përplasjen sunito-shiite, deri atëherë joekzistente, ku alevitë, të cilëve u takon familja qeverisëse, establishmenti ushtarak dhe elita ekonomike, filluan të paraqiten si armiq të popullit sirian për shkak të përkatësisë së tyre”, thotë Jusiq në bisedën për AA.

Vetëm ata që nuk dinë mund të thonë se bëhet fjalë për konflikt fetar në Siri, thekson Jusiq, duke deklaruar më tej se opionioni botëror, megjithatë, ka përshtypjen se në Siri bëhet fjalë për konflikt ndërmusliman.

“Të thuash se bëhet fjalë për konflikt fetar, mund ta bëjnë vetëm ata që nuk dinë. Por ato dy fuqi arritën ta portretizojnë konfliktin si konflikt brendamusliman i cili tani për komunitetin botëror është rezultat i intolerancës ndërmuslimane dhe besimit i cili ndër vete është në konflikt, edhe pse më shumë ka ndikim me interesat e grupeve të lobimit të naftës, me atë se ku do të shkojnë tubacionet e naftësjellësit dhe gazsjellësit që planifikohen të ndërtohen në atë pjesë të botës. Kësaj përplasjeje mes dy forcave rajonale i është shtuar përplasja e fuqive botërore, SHBA, NATO dhe fuqitë perëndimore nga njëra anë, të cilët në njëfarë vazhde të natyrshme ishin më afër opsionit saudit të Gjirit, dhe Irani nga ana tjetër, i cili në një aleancë të panatyrshme qëndroi në anën e regjimit të Bashar al-Asadit”, thotë Jusiq.

Është e nevojshme që fuqitë rajonale dhe botërore të arrijnë marrëveshje

Për sa u përket skenarëve të mundshëm mbi rezultatin e tragjedisë njerëzore në Siri, Jusiq është i mendimit se derisa nuk arrijnë marrëveshje fuqitë globale dhe rajonale që janë të pranishme në Siri, aty nuk do të ketë paqe.

“Ajo që është më e dhimbshme është se populli sirian tani është në një pozicion ku nuk do të kishte marrëveshje edhe po të bien dakord për të ardhmen e Sirisë, derisa të mos arrijnë marrëveshje fuqitë rajonale dhe fuqitë botërore të cilat po zhvillojnë të ashtuquajtura luftëra ‘të porositura’ nëpërmjet përfaqësimit në Siri. Bota e injoroi këtë aq kohë derisa Evropa nuk u ndie e kërcënuar, kryesisht për shkak të valës së refugjatëve. Është për të ardhur keq se Evropa dhe bota moderne i vërejtën refugjatët vetëm kur ata erdhën në dyert e tyre. Edhe më i dhimbshëm është fakti se ata refugjatët, e jo ata që i shndërruan në refugjatë, i panë si rrezik për veten e tyre, kurse në fakt, po të kishte madje pak njerëzi, ata njerëz do të perceptoheshin si viktima, e jo si rrezik”, shprehet Jusiq, duke theksuar se sulmet e shumta terroriste dhe vala e refugjatëve kanë rezultuar si përgjigje e krizës në Siri, të cilën Evropa e ka injoruar për një kohë të gjatë.

Duke folur në lidhje me paraqitjen e luftëtarëve të huaj të përfshirë në luftëra, analisti për Lindjen e Mesme Jusiq thotë se nuk ka konflikt me përmasa më të mëdha në të cilin nuk janë përfshirë vullnetarë të huaj. Ai kujton se në ish-Jugosllavi shkollat mbanin emrat e luftëtarëve spanjollë dhe se njerëzit këtë gjithnjë e kanë perceptuar si arritje për të luftuar për idealet të cilat i mbrojnë. Megjithatë, ai pohon se fenomeni e luftëtarëve të huaj në Siri ka trend dhe prapavijë tjetër.

“Në Siri kjo ka trend tjetër. Këtu ka të bëjë me rrëmbimin e revolucionit. Disa njerëz, në mesin e të cilëve ka edhe qëllim mirë të cilët kanë vendosur të ndihmojnë, janë tërhequr në një projekt i cili popullit sirian i ka shkaktuar më shumë dëm sesa të mira. Thuhet se në Siri ka dhjetëra mijëra luftëtarë të huaj, ndërsa pothuajse nuk ka asnjë shtet nga i cili nuk ka përfaqësues në atë luftë. Unë nuk jam ithtar i teorive konspirative, por kjo është e dyshimtë. Një numër aq i madh i njerëzve nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Së dyti, ka një gjurmë të shkruar të një grindjeje që u zhvillua në mes të Al-Kaedës dhe DEASH-it në fillim. Në ato momente kur filloi të ndihet ajo grindje përpara se të shpallet Kalifati dhe shteti islamik, korrespondenca e brendshme sugjeron se këta ideologë të Al Kaedës kanë paralajmëruar ideologët e DEASH-it se ka një plan për të ashtuquajturën fole grerëzash që është zhvilluar në disa qendra të fuqive që – në këtë rast Siria dhe Iraku u dëshmuan si zona pjellore – të krijohet një hapësirë ku militantët e dhunshëm që kanë një botëkuptim të tillë do të mblidheshin nga e tërë bota dhe të vinin në mënyrë që puna e tyre të zgjidhej larg syve të opinionit, larg rregullave ndërkombëtare dhe legjislaturave shtetërore. Ata të Al-Kaedës kanë paralajmëruar palën e DEASH-it se nëse nisen për të krijuar një territor shtetëror, hyjnë në kurth të cilin ‘disa fuqi misterioze në botë’ e kanë shpikur për t’i tërhequr ata në një vend, sepse ata nuk kanë mundur ta dinë se kush janë këta njerëz”, shpjegon Jusiq.

“Sa Guantanamo duhet të hapen për ta zgjidhur problemin DEASH?”

Jusiq shpreh frikën nga pasojat e ndikimit të organizatës terroriste DEASH, duke vënë në dukje se bota është bërë një fshat global dhe duke siguruar më tej se në qoftë se ka probleme të sigurisë në Lindjen e Mesme, atëherë edhe pjesa e ngelur e botës nuk mund të mbetet e sigurt dhe e qetë.

“E dini se çfarë problemi ishte një Guantanamo për administratën amerikane, sepse mbanin një grup njerëzish në një ishull jashtë ligjeve ndërkombëtare. Sa Guantanamo duhet të hapen për ta zgjidhur problemin DEASH?. Çfarë do të ndodhë me ata njerëz? Këto tema ende nuk guxojmë t’i parashtrojmë. Frikë ngjall fakti se ka përpjekje që ato gjëra të zgjidhen larg syve të opinionit. Analistët janë duke bërë gjithçka që të merren me këtë vetëm sipërfaqësisht, që të mos hyhet në thellësinë e problemeve. Ajo që kam frikë është se kur diçka e tillë ndodh pasojat i ndiejmë në 50 vitet e ardhshme”, shprehet Jusiq.

Analisti politik beson se ajo që po ndodh nga kriza e refugjatëve, sulmet terroriste, është rezultat i konfliktit të pazgjidhur sirian.

Pa Turqinë, nuk ka zgjidhje për krizën në Siri

Duke i shpjeguar skenarët e mundshëm për zgjidhjen e konfliktit të gjatë sirian, analisti Jusiq potencon se pa Turqinë nuk ka zgjidhje për krizën në Siri. Ai kujton faktin se Turqia në shumë raste është lënë e vetme në luftën me probleme të shumta të sigurisë, duke e theksuar rëndësinë dhe rolin e saj në menaxhimin e krizës së refugjatëve.

“Të gjitha këto forca që janë duke luajtur në terren në Siri janë larg Sirisë në një mënyrë ose tjetër. Ata janë aty me aviacionin e tyre dhe me milicinë e tyre ‘të porositur’. Çdo moment ata mund të tërheqin avionët e tyre, të ndalojnë financimin e këtyre fraksioneve në terren. Turqia nuk e ka këtë luks. Çdo gjë po ndodh në oborrin e shtëpisë së tyre. Është jokorrekt fakti që barra e valës së refugjatëve, nga të gjithë aleatët e tjerë të Turqisë, i ka mbetur vetëm Turqisë. Në njëfarë mënyre, kjo është e qartë nga deklaratat e udhëheqësve turq. Ata ndiheshin të braktisur në një kohë shumë kritike për t’u përballuar me këtë problem, pa mbështetje në krizën e refugjatëve, ku nuk kishin gatishmëri për ta mbështetur Turqinë financiarisht dhe pa interesa të kujdesen për refugjatët. Për sfidat e tjera të sigurisë, ne e dimë se Turqia ka rekomanduar në kohë ndalimin e fluturimeve dhe krijimin e një zone të sigurisë në Siri në mënyrë që ata refugjatë të mos hyjnë deri në kufi, por e dimë se kjo u refuzua jo vetëm nga ata që kishin menduar një të ardhme të ndryshme për Sirinë, por edhe nga vetë aleatët e Turqisë”, thotë Jusiq.

Ai shpreh bindjen se nuk ka asnjë zgjidhje për krizën siriane pa Turqinë. “Turqia në të ardhmen mund të luajë rol shumë konstruktiv për zgjidhjen e këtij problemi, sepse në njëfarë mënyre me këtë tregim për revolucionin sirian të përçarë dhe të rrëmbyer, nuk ka asnjë përfaqësues të besueshëm të asaj që e quajnë tani në të shpikurin konflikt shiit-sunit shumicë sunite në Irak. Aktualisht, të vetmet alternativa të shëndosha që ofrohen për Sirinë janë ato që përpilohen dhe paraqiten nga Turqia në negociata dhe në terren”, deklaron Jusiq.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit