16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Organizata e Bashkëpunimit Islam bën thirrje për anulimin e referendumit të KRG-së

Më të lexuarat

Organizata e Bashkëpunimit Islam bëri të ditur se ndjen një shqetësim të thellë nga vendimi i Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) për referendum dhe bëri thirrje për anulimin e tij.

Organizata e Bashkëpunimit Islam bëri të ditur se ndjen një shqetësim të thellë nga vendimi i Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) për referendum dhe bëri thirrje për anulimin e tij.

Pas mbledhjes vjetore të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam që u zhvillua në Nju-Jork të Shteteve të bashkuara të Amerikës u bë një deklaratë e përbashkët.

Në deklaratë bëhet i ditur shqetësimi i thellë i Organizatës së Bashkëpunimit Islam për referendumin që planifikon të mbajë në 25 shtator Administrata Rajonale Kurde e Irakut.

“Për shkak se bie ndesh me kushtetutën e Irakut dhe ndikon negativisht luftën aktuale kundër terrorit bëjmë thirrje për anulimin e referendumit të Administratës Rajonale Kurde të Irakut” është shprehja që zë vend në deklaratën e përbashkët.

Në deklaratën ku bëhet e ditur gjithashtu se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që ti qëndrohet besnik dhe të respektohet kushtetuta e Irakut dhe të mbrohet uniteti, siguria, stabiliteti dhe tërësia territoriale e Irakut, Organizata e Bashkëpunimit Islam u shpreh se është e gatshme për të punuar me të gjitha palët për të organizuar një konferencë kombëtare për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Irak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit