6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ore, është vërtetë e detyrueshme të shohësh “Game of Thrones”?

Më të lexuarat

Oliver Burkeman

Një nga reflektimet më të famshme (dhe të lodhshme) të filozofit ekzistencialist francez Jean-Paul Sartre ka të bëjë me kamarierin e një kafeneje, qëndrimin e të cilit, në një farë kuptimi, e konsideron pak si shumë “prej kamerieri”.

“Ai vjen drejt klientëve me një hap që është shumë i gjallë, përkulet shumë shpejt, zëri, sytë, shprehin një interes pak si shumë të mbushur me kujdes e mirësjellje”. Ai duket sikur po luan një rol dhe po e bën me shumë entuziazëm.

Pse? Për të mashtruar veten, përfundon Sartri. Kamarieri bie plotësisht në rolin për të bindur veten se nuk ka zgjedhje tjetër, që është “një lloj automatizimi”, thelbi i të cilit e dënon atë të jetë kamerier. Të mendojë këtë është më komode, se sa të ballafaqohet me realitetin, domethënë që ai e zgjodhi atë profesion dhe do të ishte i lirë të bënte çdo gjë tjetër, edhe pse neve, nuk mund të shmangim pyetjen se si do ia kish bërë Sartri, i cili praktikisht jetonte në kafene, nëse të gjithë kamerierët e Parisit do të kishin menduar kështu.

Kamerieri i Sartrit më erdhi në mendje disa ditë më parë, duke lexuar një artikull në revistën Fast Company, i cili ofronte një seri sugjerimesh se si të përdorësh meditimin për të zbutur stresin, që buron nga fakti se “Game of Thrones” tashmë po mbërrinte në seritë e fundit. Ishte një farë ligësie të citohej pikërisht ai serial, duke qenë se në tetë vitet e fundit artikujt me opinione falas mbi botën imagjinare të Uestereos, i gjeje ngado. Megjithatë, dukej se rrokte një element thelbësor të jetës në vitin 2019. Duke marrë të mirëqenë se duhet të shohim “Game of Thrones”, linte të kuptohej artikulli, dhe duke marrë të mirëqenë se sezoni i fundit kish qenë kaq emocionalisht rraskapitës, a nuk do të ishte gjë me mend që të gjeje pak kohë gjatë ditës, për të medituar dhe qetësuar? Padyshim, do të ishte një zgjidhje më elegante ndaj këtij problemi: të mos e shohësh fare “Game of Thrones”. Por, ashtu si në rastin e kamerierit të Sartre, mundësia e kësaj zgjedhjeje as nuk është marrë fare në konsideratë.

Në të vërtetë, dyshoj se shumë njerëz janë ndjerë vërtetë të detyruar që të shohin “Game of Thrones”. Por shumica prej nesh e bëjnë këtë gabim, në një fushë apo në një tjetër. Teknologjia digjitale na ofron një pafundësi shembujsh. Bindim veten se diçka është pashmangshmërisht pjesë e pandarë e jetës moderne – si të qënit në Fejsbuk, të paturit të një smartphone, të qënit të arritshëm përmes emailit gjatë fundjavës, të qënit gjithmonë të informuar për atë që ndodh në botë – dhe kështu kërkojmë një mënyrë për të shmangur anët negative të këtyre zgjedhjeve, pa u ndalur për as edhe një çast, e të pyesim veten nëse janë vërtetë të domosdoshme.

Për fat të keq, disa prej këtyre gjërave janë të detyrueshme: cilido mund të gjendet në situatën ku duhet të jetë patjetër I disponueshëm gjatë fundjavës, të jetë në Fejsbuk apo të punojë kamerier, edhe pse nuk do të donte. Por të njëjtat forca ekonomike që na imponojnë këto zgjedhje, duan edhe të na bëjnë të besojmë se janë më të detyrueshme, nga sa në të vërtetë janë.

E vërteta është që, sado të kufizuara që janë zgjedhjet tona, padyshim ato janë më të shumta se sa besojmë. Sot, nëse Sartri do të akuzonte një kamerier se nuk është i vetëdijshëm për të gjitha alternativat që ka, dikush me siguri do I kujtonte që jo të gjithë janë të privilegjuar si ai. Por kjo nuk do të thotë se e kishte gabim. Ndoshta nuk është vërtetë e domosdoshme të vazhdojmë të bëjmë atë bindemi se duhet të bëjmë. Ndoshta duhet të kthejmë nga majat thembrat, dhe të shkojmë në atë kafene, të pavëmendshëm ndaj faktit që filozofi po na thërret për të porositur një tjetër ekspres.

The Guardian – Në shqip nga bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit