6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

OJQ-të turke nisin fushatën e ndihmës për muslimanët Rohingya

Më të lexuarat

Paketat e mishit do të shpërndahen në mesin e muslimanëve Rohingya në kampet e Cox’s Bazar

 

STAMBOLL (AA) – Dy organizata joqeveritare turke kanë nisur një fushatë për të ndihmuar refugjatët Rohingya gjatë festës muslimane Kurban Bajrami, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shoqata Ndërkombëtare e të Drejtave të Refugjatëve (UMHD) dhe Sadakatasi po bëjnë përpjekje për të arritur tek refugjatët në Bangladesh”, tha për AA kreu i UMHD-së, Ugur Yildirim.

Paketat e mishit do të shpërndahen në mesin e muslimanëve Rohingya në kampet e Cox’s Bazar.

Sipas Amnesty International, që nga 25 gushti i vitit 2017, më shumë se 750 mijë refugjatë, kryesisht fëmijë dhe gra, kanë ikur nga Mianmari dhe kanë kaluar në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit filluan një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman.

Sipas Mjekëve pa Kufij, të paktën 9.400 muslimanë Rohingya u vranë në Rakhine nga 25 gushti deri në 24 shtator të vitit të kaluar.

Në një raport të publikuar së fundmi, grupi humanitar tha se vdekjet e 71,7 për qind ose të 6.700 muslimanëve Rohingya u shkaktuan nga dhuna, duke përfshirë 730 fëmijë nën moshën 5-vjeçare.

“Ne kemi punuar në zona të ndryshme më parë, por kriza këtu është shumë kritike. Ata kanë një problem të krizës së identitetit, asnjë vend nuk i pranon si qytetarë dhe kjo ka krijuar një problem serioz psikologjik”, tha Yildirim.

Ai gjithashtu bëri të ditur se fushata pret një donacion prej 700 lira turke (145 dollarë) nga secili person.

Komuniteti Rohingya, i përshkruar nga OKB si më i persekutuari në botë, janë përballur me frikën e rritur të sulmit, pasi dhjetra u vranë në dhunën komunale në vitin 2012.

OKB-ja dokumentoi përdhunimet në masë të grupeve, vrasje, përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje e kryera nga personeli i sigurisë.

Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit