4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

OIB përjashton Sirinë

Më të lexuarat

Organizata Islamike për Bashkëpunim e përjashtoi Sirinë nga mekanizmi 57 anëtarësh për shkak të, siç thuhet, shtypjes së dhunshme të revoltave nga regjimi i presidentit, Bashar Al Assad.

Pavarësisht kundërshtimit të Iranit, vendimi u morr në ditën e dytë të samitit që organizata po mban në Mekë.

Ai vjen në kohën kur raportohet për të paktën 20 persona të tjerë të vrarë në Azaz-në veri të Aleppos, transmeton Evropa e Lirë.

Më herët gjatë së mërkurës, shpërtheu një bombë në afërsi të një hoteli në Damask ku po qëndrojnë diku 100 vëzhgues të Kombeve të Bashkuara.

Tre njerëz u vranë gjatë shpërthimit, përgjegjësinë për të cilin e mori përsipër Ushtria Siria e Lirë./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit