15.5 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Qindra hebrenj fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Qindra hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa që ndodhet në zonën e qytetit të vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit thuhet se 420 hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa duke hyrë nga porta Al-Magharibah në jugperëndim të saj.

Po ashtu bëhet e ditur se grupi hebre nën mbrojtjen e policisë izraelite, u largua nga Xhamia Al-Aksa pasi shëtiti nëpër kompleksin e saj.

Njoftohet se grupet hebreje në fjalë hynë në Xhaminë Al-Aksa në mëngjes dhe se këto hyrje do të vazhdojnë edhe pas drekës.

Bastisje të tilla ndaj Xhamisë Al-Aksa nga hebrenjtë fanatikë, shkaktojnë përshkallëzimin e tensionit në rajon.

Hebrenjtë fanatikë pritet që të shtojnë bastisjet e tyre në Xhaminë Al-Aksa për shkak të festës “Pesach” e cila fillon më 22 prill dhe do të vazhdojë deri në mbrëmjen e 30 prillit.

– Po shkelet sovraniteti i Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

Por, që nga viti 2003 e deri më sot, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit pa lejen e administratës.

Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit e cila këto hyrje i konsideron si “bastisje”, thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve.

\AA\

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit