Numri i avionëve që bien në botë

0
45

Të dhënat e përditësuara nga rrjeti për sigurinë në aviacion tregojnë se numri i aksidenteve ajrore dhe rrjedhimisht viktimave, shënon një rënie graduale nga viti në vit. Por tragjedia e fundit ajrore në Etiopi, ngre shumë pyetje për sa i përket atij që pritej të ishte një sukses i vërtetë: Versionit më të ri të Boeing… konsumon pak, mban më shumë pasagjerë, por ka një sensor, i cili në vend që të shmangë bllokimin, mund të ngatërrojë pilotët.

2019 nuk do të jetë viti më i mirë në absolut në histori për sa i përket numrit të viktimave në fluturime, por gjithsesi statistikat tregojnë se në fluturim shkaktohet gjithnjë e më pak viktima, edhe pse zerimi i viktimave të aksidenteve ajrore fatkeqësisht nuk do të jetë asnjëherë i mundur. Disa ditë pas tragjedisë së Addis Ababa është pak e vështirë për t’u besuar por shifrat flasin qartë.

Në vitin 2018 janë 556 personat që kanë humbur jetën në fluturim. Rekordi i 2017-s, viti më i sigurt në histori me 44 viktima, për momentin mbetet ende në fuqi: ishte hera e vetme që nga paslufta që viktimat ishin më pak se 100. Një vit më parë në qiejt në të gjithë botën kanë humbur jetën 556 persona, ndërsa në vitin 2019, me aksidentin e Boeing të “Ethiopian Airlines”, numri aktualisht është 191: 157 personat në bordin e avionit të nisur nga Addis Ababa, të cilëve u shtohen 14 pasagjerët e Douglas DC-3 kolumbian i rrëzuar në 9 mars, 15 viktimat e një kargoje Iranian i rrëzuar në muajin Janar, tre viktima të një avioni të Amazon dhe dy në Bangladesh e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dhënat janë publikuar nga rrjeti për sigurinë e aviacionit, një uebsajt privat i cili mbledh informacione për incidentet ajrore në të gjithë botën dhe që çdo vit publikon statistikat për mjetin e transportit më të kërkuar, por dhe më të frikshëm në të njëjtën kohë për shumë persona. Për të pasur një ide të rrezikut me të cilin përballemi në fluturim, para nisjes mund të jetë e nevojshme që të dihet se në vitin 2018, fluturimet në qiell ishin 37 milionë. Ndërsa incidentet kanë qenë 15, mesatarisht një në çdo dy milionë e gjysmë fluturimesh.

Pra sipas të dhënave, aksidentet ajrore janë gjithnjë e në zbritje. Viti 2018 ishte viti i tetë më i mirë në histori për sa i përket viktimave të aksidenteve ajrore: është e vërtetë se në terma absolute të dhënat janë më të këqija që nga 2014, është në të njëjtën linjë me 2008-n, kur viktimat ishin 552, por duhet llogaritur dhe fakti se numri i fluturimeve është rritur ndjeshëm. Nëse numri i aksidenteve ajrore do të kishte qenë i njëjtë me atë të 10 viteve më parë, vitin e kaluar do të kishte pasur 39 aksidente vdekjeprurëse. Duke marrë si bazë për krahasim vitin 2000 do të kishin qenë 64. Këto të dhëna tregojnë progresin e madh për sa i përket sigurisë në dy dekadat e fundit. Sipas rrjetit për sigurinë e aviacionit, në periudhën 1946 – 2018 aksidentet ajrore kanë qenë 3205, me një bilanc prej 83 mijë viktimash.

Të dhënat e deritanishme kanë të bëjnë me fluturimet tregtare, pra avionë që transportojnë pasagjerë dhe mallra. Por gjithsesi të dhënat e këtij uebsajti mbeten të pjesshme pasi merren në konsideratë vetëm fluturimet e linjave dhe jo charter-at: ndryshimi mes dy tipologjive qëndron në programacionin që në rastin e fluturimeve të linjës, merr në konsideratë trajektoren e përshkruar me një lloj rregullsie dhe frekuence. Ndërsa charter-at veprojnë në trajektore që ndryshojnë në bazë të kërkesës së tregut.

Duke marrë parasysh këtë, të dhënat tregojnë se fluturimet më të rrezikshme janë ato brenda për brenda vendit. Nga viti 1946 deri në 2018-n, vetëm tetë herë bilanci i viktimave ka qenë më i rëndë ndër fluturimet ndërkombëtare. Duke e zgjeruar analizën në flurimet ushtarake, atyre të impenjuar në operacionet e kërkim shpëtimit, por dhe në shfaqje të ndryshme si parada, numri i incidenteve dhe viktimave, rritet në mënyrë të ndjeshme. Në vitin 2018, për shembull, kanë humbur jetën rreth 370 persona, 257 prej të cilëve në tragjedinë në Bufarik, Algjeri, kur një avion ushtarak mori flakë dhe u rrëzua.

Momenti më kritik, gjatë një fluturimi është përgatitja për ulje në pistë. 32% e vdekjeve në bord ndodhin në këtë fazë të shkurtër, rreth 3 për qind në rastin e një fluturimi prej një orë e gjysmë para uljes, kur avioni është rreshtuar në pistë. I mbledhur me 12 për qind në momentin e kontaktit të vërtetë me pistën, pothuajse një viktimë në dy humb jetën në momentet e fundit të fluturimit. Më pak e mundur është që një aksident të ndodhë gjatë fluturimit, duke përbërë vetëm 23 për qind të rasteve. Sipas të dhënave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë rekordin për numrin më të madh të viktimave, më shumë se 10.700 persona që nga viti 1945 e deri më sot duke marrë në konsideratë vetëm fluturimet civile. Por ndër vendet e tjera që kanë rekorde të tilla tragjike është dhe Rusia me 8404 viktima dhe Brazili me 2728.

Tragjedia ajrore në Etiopi me një avion të “Ethiopian Airline”, i cili u rrëzua vetëm gjashtë minuta pas ngritjes nga pista, që i shtohet tragjedisë së ndodhur në Nëntor të 2018-s një avioni të të njëjtit lloj të kompanisë indoneziane “Lion Air”, ndryshon idenë e përgjithshme se ky lloj avioni është më i sigurti. Nga të dhënat e para u bë e ditur se të dy tragjeditë kishin shumë elemente të përbashkëta. Nën monitorimin special është një sensor i instaluar në versionin e ri të Boeing 737 për të shtuar sigurinë, por keqfunksionimi në të dy rastet duket të jetë shkaku ose të paktën një nga arsyet e përplasjes.

Sensori në fjalë ka një funksion anti-bllokim, pra me pak fjalë do të kishte si detyrë që të shmangte bllokimin e avionit në një lartësi të ulët. Pas transmetimit të të dhënave të rrezikshmërisë, sensori i imponon avionit një korrigjim të asetit, pra komandon uljen e majës së avionit, duke u përkulur përpara për të rimarrë shpejtësi. Në rastin e avionit të rrëzuar në muajin Nëntor duket se ka hyrë në funksion pikërisht ky sensor dhe piloti ka menduar se ishte një informacion i gabuar për vlerësimin e situatës. Vetë piloti është përpjekur të përforcojë pa sukses sensorin, duke shkaktuar në këtë mënyrë rrëzimin e avionit. Sipas vlerësimeve të para, e njëjta gjë mendohet të ketë ndodhur dhe në Etiopi. Në marrëveshje me autoritetet botërore të aviacionit, Boeing ka dërguar një përditësim të manualit operativ për pilotët.

Në këto orë, shumë kompani ajrore në të gjithë kontinentet po pyesin nëse duhet të shkojnë deri në fund me fluturimet e prenotuara. Pjesa më e madhe e kompanive të transportit ajror kishin blerë ose porositur B 737 Max sepse mendohej se ka të gjitha karakteristikat më të mira për të qenë pjesë e flotës.

Në qiej fluturojnë më shumë se 250 avionë Boeing, të njëjtë ose të ngjashëm me dy avionët e rrëzuar brenda pesë muajve. Më shumë se 100 përdoren nga kompani kineze. Ndoshta pikërisht për shkak të këtij numri të madh, autoritetet kineze pas aksidentit në Etiopi kanë urdhëruar pezullimin e fluturimeve të B 737 Max, por pezullimi zgjati vetëm 9 orë.

Në Europë, kompania low cost e “Rianair” është klienti më i mirë i modelit të ri Boeing duke urdhëruar dhe 100 të tjerë më shumë. Në Itali vetëm kompania “Air Italy” e kontrolluar nga “Qatar Airlines” ka në flotë tre të tillë që nga Maji i një viti më parë, ndërsa 20 avionë të tjerë pritet të bëhen pjesë e flotës deri në vitin 2022. “Al Italia” vetëm për shkak të burokracive nuk arriti të porosiste 140 Boeing të tillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin Gusht të një viti më parë.

Në këtë moment në të gjithë botën janë 5100 porosi për këtë lloj avioni, që nënkupton 65 për qind të të gjithë prodhimit të Boeing në 15 vitet e ardhshme. Pjesë e fluturimeve vetëm dy vjet më parë, avioni i ri po prezantohej si një pikë referimi në aviacionin tregtar ndërkombëtar. Kompanitë ajrore e zgjeddin sidomos për faktin se kursen dhe sepse mund të përdoret njësoj dhe më të njëjtat avantazhe dhe për fluturime të gjata dhe për ato të shkurtra.

Kushton rreth 120 milionë dollarë, por është në gjendje të mbajë një numër më të madh pasagjerësh në krahasim me versionet paraardhëse; por është dhe më pak i zhurmshëm pavarësisht se ka motorë më të fuqishëm. Dhe mbi të gjitha konsumon shumë më pak duke i mundësuar kompanive ajrore që të mesatarisht të kursejnë për çdo fluturim rreth 25 për qind të karburantit në krahasim me versionet paraardhëse.

Viti 2017 është më i miri me rekordin e sigurisë për sa i përket transportit ajror. Me një total prej 10 incidentesh që shkaktuan 44 viktima, viti 2017 ishte më i sigurti i të gjitha kohërave, si për numrin e aksidenteve ashtu dhe për atë të viktimave. Duke përmendur këtu faktin se në vitin 2016 ndodhën 16 aksidente dhe 303 viktima.

Sipas këtyre shifrave, avioni rezulton të jetë mjeti më i sigurtë i transportit. Mundësia për të humbur jetën në fluturim është përafërsisht 1 në 16 milionë. Incidenti më i rëndë në vitin 2017 ishte ai në Kosta Rika në 31 Dhjetor, duke shkaktuar 12 viktima, në një kohë që gjatë këtij viti janë kryer 36.8 milionë fluturime. Incidentet vdekjeprurëse kanë qenë një në çdo 7.36 milionë fluturime. Nëse statistikat do të përfshinin dhe fluturimet ushtarake dhe ato jo tregtare, numri i viktimave do të ishte 230 për një total prej 24 incidentesh. Viti 2017 mbetet gjithsesi më i sigurti në histori.

Por ajo që shqetëson në të ardhmen janë sidomos aparatet e shumta elektronike që transportohen nga pasagjerët, për shkak të rrezikut të një zjarri apo shpërthimit të baterisë.

burimi: abcnews.al