16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Nuk ka krizë për Qatar Airways, për festa kanë udhëtuar 510 mijë pasagjerë

Më të lexuarat

Linja Ajrore e Katarit vazhdon t’i realizojë fluturimet në më shumë se 150 vende në botë dhe që 90 për qind e udhëtimeve po realizohen me kohë

DOHA (AA) –Linja Ajrore e Katarit (Qatar Airways) njoftoi se përkundër kufizimeve të trafikut ajror nga shtetet fqinje në rajon, gjatë pushimit të Fitër Bajramit në 2 mijë e 900 fluturime kanë udhëtuar 510 mijë pasagjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeshefi ekzekutiv i Linjës Ajrore të Katarit, Ekber el-Bakir, në një deklaratë me shkrim njoftoi se përkundër kufizimeve të trafikut ajror nga shtetet fqinje në rajon, Linja Ajrore e Katarit ka vazhduar fluturimet në mënyrë të zakonshme nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamad në Doha dhe që gjatë pushimit të Fitër Bajramit me 2 mijë e 900 fluturime kanë udhëtuar 510 mijë pasagjerë.

Edhe Aeroporti Ndërkombëtar Hamad kishte njoftuar se gjatë muajve janar-qershor të vitit 2017 kanë shërbyer për më shumë se 19 milionë pasagjerë dhe që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur një rritje prej 8 për qind.

Bëhet e ditur se Linja Ajrore e Katarit vazhdon t’i realizojë fluturimet në më shumë se 150 vende në botë dhe që 90 për qind e udhëtimeve po realizohen me kohë.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti, Bahreini dhe Jemeni, më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e të gjitha lidhjeve diplomatike me Katarin, të cilat e akuzojnë për destabilizim të rajonit, ku mbyllën hapësirën ajrore për Katarin dhe urdhëruan diplomatët e Katarit që të largohen nga vendi brenda 48 orëve. Ishujt Maldive dhe Qeveria Tobruk e Libisë, e cila përkrah gjeneralin puçist Halife Hafter (Khalifa Haftar), i janë bashkuar Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera dhe njoftuan ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin.

Ndërkaq, në shtyp bëhej e ditur se Arabia Saudite, EBA, Bahreini dhe Egjipti, të cilët po i zbatojnë bllokadë Katarit, i kanë dorëzuar qeverisë së Dohas nëpërmjet Kuvajtit listën e kërkesave të përbërë prej 13 pikave.

Drejtori i zyrës qeveritare për komunikim, Sheikh Yusuf Bin Ahmed bin Seyf Al Sani, duke vënë në dukje paralajmërimet e ministrive të jashtme të SHBA-ve dhe të Britanisë së Madhe se “kërkesat e shteteve të cilët po zbatojnë bllokadë ndaj Dohas duhet të jenë të praktikueshme, logjike, të balancuar dhe reale”, tha se lista në fjalë nuk po i përshtatet këtyre kritereve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit