10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Nuk do bëjmë Luftë të Tretë Botërore për t’u bashkuar me Shqipërinë”- Albin Kurti: Shqiptarët kanë qene gjithmonë të ndarë, ka ardhur koha të…

Më të lexuarat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, ndërsa foli për idenë e bashkimit kombëtar, deklaroi se Shqipëria e Kosova nuk do të bëjnë Luftë të Tretë Botërore për t’u bashkuar.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Kurti tha se kjo gjë do të vijë me kohën, ndërsa shtoi se bashkimi kombëtar dhe BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.

“Ne kemi thënë se sapo të vijmë në qeveri do të luftojmë korrupsionin, do të jemi në kuadër të institucioneve sa më të mira të Republikës së Kosovës. Ne vazhdojmë të kritikojmë nenin 1.3 të Republikës së Kosovës, ku nuk i lejohet të bashkohet me Shqipërinë. Ne nuk duhet që të vazhdojmë luftën e Tretë Botërore për t’u bashkuar me Shqipërinë. Kjo gjë do të vijë me kohën. Bashkimi kombëtar dhe BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Unë besoj se Shqipëria dhe Kosova të bashkuara i bëjnë mirë edhe BE. Shqiptarët kanë qenë të ndarë historikisht, me Perandorinë Osmane, me ish-Jugosllavinë, e ka ardhur koha të bashkohen në konstruksionin e Bashkimit Europian”, tha Kurti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit