6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Njihuni me emigrantin nga Pakistani që ushqen të pastrehët e Uashingtonit

Më të lexuarat

Sakina Halal Grill nuk është një restorant çfarëdo. Është një vend ku klientët ulen ballë për ballë me të pastrehët dhe shijojnë ushqimin e preferuar. I vetmi dallim? Klientët e rregullt janë të pastrehët, dhe ata nuk paguajnë.

Kjo politikë me dyer të hapura është krijuar nga pronari pakistanez Kazi Manan, i cili edhe vetë dikur vinte nga një familje e varfër. Ai u largua nga Pakistani në drejtim të SHBA-ve për një jetë më të mirë, dhe që nga viti 1996 ka punuar në këtë drejtim.

Historia e tij është një skenar Hollivudi në vete. Ai nisi jetën si emigrant me vetëm 5 dollarë në xhep, dhe sot posedon restorant të me emër në Washington, ku nga Zyra Ovale mund të shkohet në këmbë.

Ai tregon se fillimisht njerëzit janë çuditur me idenë e tij për t’u dhënë bukë të pastrehëve të Uashingtonit. Por ndonëse qendra e shtetit më të fortë në botë, edhe aty pra, në Uashington, të pastrehët shihen mjaft shpesh.

Disa prej atyre që vizitojnë restorantin thonë se kalojnë mjaft kilometra për të ardhur e për të ngrënë. “Aty na trajtojnë mirë, me barazi dhe respekt”, thotë njëri nga ata.

Kazi Manan thotë se shpreson të ushqejë 16,000 persona në ditë pa mbështetjen financiare të askujt tjetër, dhe po punon fort në këtë drejtim.

Restoranti ka një klientelë besnike që pëlqejnë faktin që pagesa e tyre për ushqimin që e hanë e fuqizon një biznes kaq filantrop.

Washintoni ka rreth 7000 të pastrehë, nga gjysmë milioni të tillë që janë në gjithë Amerikën. Dhe për dallim nga kreu i Shtëpisë së Bardhë që gjendet shumë pranë restorantit të tij, Manan përpiqet t’i tregojë botës se si një emigrant e bën Amerikën kaq të lavdishme.

Përshtati: Arbnora Avdiu-Hoxha – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit