6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Zëri i fëmijëve sirianë ëndërron të rindërtojë vendin e saj

Më të lexuarat

Vajza siriane Bana Al-Abed e cila nëpërmjet rrjeteve sociale e njoftoi botën për masakrën në rajonin e Halepit të Sirisë, tha se është e lumtur në Turqi, por një ditë duke u kthyer në vendin e saj, ëndërron ta rindërtojë.

Al-Abed nëpërmjet postimeve të saj e kishte njoftuar botën për masakrat e regjimit të Bashar Al-Asadit në 3 muajt e fundit të vitit 2016.

Me përpjekjet e Turqisë vogëlushja siriane pasi ishte nxjerr nga rajoni i rrethuar, ishte dërguar në Ankara. Ajo intervistën e parë për  (AA) e dha më 21 dhjetor 2016, ku kishte ndarë ditët e jetuara me frikë dhe pritjet nga e ardhmja.

Ajo tani është 9 vjeç dhe shtetase e Turqisë. Al-Abed tregon  “Para luftës në Siri kisha një jetë të mirë”, u shpreh ajo. “Pasi filloi lufta çdo gjë u ndryshua. Kisha frikë nëse unë ose dikush nga familja ime vdes”, tha Al-Abed.

Ajo gjithashtu tregoi se një shoqe e saj me emrin Yasmin ka vdekur nga sulmet. “Në çdo vend, veçanërisht në Siri fëmijët refugjatë u bënë viktima të bombardimeve dhe përleshjeve. Që të mund të kthehen në vendet e tyre duhet të sigurojmë paqe në vendet e tyre”, theksoi ajo.

“Ëndërroj që ta shndërroj këtë botë në një vend më të mirë. Shpresoj të ndryshoj shumë gjëra”, shtoi ajo.

– “Kujtoj se si qanin fëmijët në autobus të detyruar të migrojnë”

Ajo në lidhje me udhëtimin e saj nga Halepi në drejtim të Turqisë thotë se “Ishte shumë e vështirë. Kujtoj se si qanin fëmijët në autobus të detyruar të migrojnë”.

Al-Abed tregoi se udhëtimi me autobusë ka qenë i vështirë, ku kanë mbetur të uritur dhe janë lodhur.

“Ditën e nesërme kur mbërritëm në Turqi, u takuam me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan. Më kujtohet se isha e lumtur, me emocione por edhe pak druajtje. Kisha një mesazh nga fëmijët sirianë, dhe ajo ishte që fëmijët të jetojnë në paqe në botë” theksoi Al-Abed.

Ajo tha se Turqinë e do, dhe se është një vend i sigurt dhe në paqe. “Jam shumë e lumtur se jam shtetase e Turqisë. Por çdo herë ëndërroj të kthehem në vendin tim. Vonë ose herët do të kthehemi dhe do ta rindërtojmë shtetin”, përfundoi ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit