7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Njerëzit shembeshin si miza”: Ç’ndodhi me fluturimin AA109?

Më të lexuarat

Hetuesit po përpiqen të kutojnë se çfarë ndodhi në një fluturim trans-Atlantik nga Londra për në Los Angeles.

Njerëzit nisën të sëmurën dhe kapiteni shpalli ‘emergjencë mjekësore në bord’, duke e rikthyer avionin për në Londër.

Gjithçka nisi kur pasagjerët në panik nisën të luten nëse ka ndonjë doktor në bord.

Pasi avioni u ul në Londër, pasagjerëve iu tha të qëndrojnë të ulur në sedilje.

Askush nuk zbriti dhe as mjekët nuk hipën në avion për të trajtuar të sëmurët derisa u kryen disa testime për substanca të mundshme në bord.

Të gjithë bagazhet e American Airlines u morën për kontroll, por pasagjerët nuk u informuan për arsyet.

Të paktën gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë humbën ndjenjat.

Eksperti i aviacionit, Bruce Rodger tha se kapiteni bëri gjënë e duhur duke e kthyer avionin mbrapsht.

Ai tha se në këtë rast duhet shqyrtuar cilësia e ajrit të kondicionuar në avion.

Ekziston mundësia që çanta e ndonjë pasagjeri të jetë shkak për këtë situatë.

Nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të ketë qenë psikologjike.

Megjithatë ‘sëmundja misterioze’ ka pushtuar faqet e para të mediave në Britani.

Një dëshmitar që ishte në avion tha se ishte një çmenduri.

“Njerëzit nisën të shemben përtokë sikur të ishin miza,” tha ai.30A3F57100000578-3419458-Passengers_have_told_of_the_dramatic_moment_people_mysteriously_-a-72_1453940316077 30A5A99500000578-3419458-image-a-66_1453937205466

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit