5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Një strategji e thjeshtë që të gjithë marketerët duhet të përdorin

Më të lexuarat

Me miliarda dollarë shpenzohen për marketingun olnine çdo vit.

Njerëzit punojnë shumë fort për të siguruar një audiencë të re. Por, ata dështojnë të ushqejnë dhe të konvertojnë audiencën aktuale.

Në gjashtë muajt e kaluar, Joe Polish, themeluesi i Genius Network, filloi të dërgonte email-e me përmbajtje të mirë tre herë në javë. Ato ishin të fokusuar në shtimin e vlerës dhe edukimin e audiencës. Në fund të email-eve, ai listonte disa opsione me të cilat mund t’i ndihmonte.

Shumë marketerë nuk e përdorin në mënyrë efektive listën e email-eve.

Kryesisht, këto lista përdoren për të dërguar artikuj si newsletter. Por, vetëm një numër i vogël njerëzish angazhohen duke e klikuar vërtetë linkun bashkëgjitur apo artikujt e listuar.

Rreth 20-25% e listës hap email-et që ju dërgoni. Vetëm 4-7% e klikojnë linkun në brendësi.

Ky rezultat tregon se shumë email-e e humbasin vlerën e tyre.

Njerëzit që nuk e klikojnë linkun e hapin email-in, e shohin linkun dhe më pas mbyllin email-in.

0 vlerë.

0 lidhje.

0 risi.

Një marrëdhënie që nuk mund të vazhdojë më tej.

Por, strategjia e re e Joe Polish, bëri që të siguronte mbi 400 njerëz në eventin e tij të fundit Genius Network Annual.

Nëse keni një audiencë të caktuar, shprehini asaj dashurinë dhe mirënjohjen. Sigurisht, synoni dhe audiencë të re. Por, ju tashmë e keni dikë që ju pret krahë-hapur. Përdorini ata duke treguar më të mirën tuaj. Shërbejuni. Bëjeni çdo gjë më të lehtë për ta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit