4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Një shënim emocional për mixhën dëshmor

Më të lexuarat

Sado që hareja e disponimi mund t’m’i karakterizon ditët para dhe pas 11 Marsit, në këtë datë dinamika bahet statike, disponimi bahet dëshpërim.
S’ia harroj fytyrën plot nur kur po i fliste gjyshit tim me nji rast në 98shin, e thojke “o Ta Vat kur t’çlirohemi e kur ta veshi uniformën e policit e t’iu turrem hajnave, e kam me i vu n’rend”. E kishte fjalën për hajnat e vocërr, s’e kishte (as s’e kishim) idenë se hajnat e mëdhej do t’zyrtarizoheshin.
Fliste për nji andërr t’nji jete utopike në liri, sepse dihej që ishte shkau ai që kishte ngrysun çdo gja mbi shqiptarët; se “shqiptarët ishin më t’mirë”. S’e dinte (as s’e dinim) që liria do t’vriste edhe shpresën, ndërkaq në luftë shpresa t’mbante gjallë.
S’mendonte (as s’mendonim) që këta shqiptarë në këtë shoqëri do t’devalvoninë çdo vlerë e çdo normë që kishim njohur dikur.
U ndesh në shumë beteja; në t’parën pëlkeu zogun e këmbës, n’të dytën gjurin ia dëmtuan copëzat e predhës së shkaut; n’të tretën e përmbylli me gradën e dëshmorit.
M’kujtohet takimi i mbramë n’fillim të 99shit, para se t’merrte rrugë bashkë me mixhën për n’Reti t’Rahovecit. I ulun n’kauq, e unë i pshtetun n’kambët e tij, po ma mbante dorën e djathtë shtrëngueshëm. Po e kthej kokën e po i them “tada Halë, çka kie me bo tash?”. M’thotë “tada tash me tan Sami”. Fytyra e tij deri sa po e thoshte këtë fjalë shkëlqente si ajo e nji dhandri n’ditën e darsmës; krejt gëzim e lumtuni. Zemra i rrihte fuqishëm sa gati s’dilke prej gjoksit nga gëzimi. U pata mahnit çfarë ngazëllimi manisfestojke.
Unë e ktheva kokën drejt, e ula pak me shiqim kah tepihi se s’doja t’mi shihte lotët që m’rrodhën. Për sherr mendja m’i numëroi dy rastet e para t’plagosjes, e thash me vete “kjo qenka e treta e vërteta”. Bile sa herë m’sillet nëpër kry ky mendim, sikur ndjej pak faj pse m’kalli nëpër kokë atëhere. Ashtu ndodhi.
Faj s’mund t’i vë për zgjedhjen e misionit t’shenjtë, për idealin për t’cilin sakrifikoi n’lulen e rinisë. Shpesh kishte kokëdhimbje, e tash ato s’i ka ma bile asht shumë fish ma rehat e ma mirë. Sepse jam i bindur që sikur mos t’vritej n’luftë, sot, po t’ishte i gjallë, do ta vriste kokëdhimbja e shkaktueme nga faqezillëqet që do t’i kishte pa e do t’i kishte ndi.
Shumë nga këto pisllëqe, që synonte t’i përndiqte e t’i neutralizonte duke mbajtun veshun uniformën e policit. n’Liri.
Unë nuk besoj në bestytni, as mallkim t’gjakut t’derdhun s’kam, veç për nji gja lutem, që dhimbja jonë për humbjen e djemve ma t’mirë t’këtij vendi, keqpërodimi i sakrificës së tyne, ua nxiftë fytyrën maskarenjëve. U daltë për hunde çdo pisllëk e maskarallëk, që ia banë këtij mileti e këtij vatani për tanë këto vjet mbas shkaut. Se hajr s’kanë me pa kurrë.
Ndërkaq na me dëshmorët, nji ditë bashk kemi me u ba! Me kismet t’Zotit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit