12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Një pyetje për namazin e teravisë

Më të lexuarat

Pyetja:

Një pyetje për namazin e teravisë. Nëse shkoj në një xhami ku falin 20 rekate, ndërsa unë dal kur fal 8 rekate. A e kam gabim?
Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar. Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Mëshirës.

Për të arritur shpërblimin e sevapeve të shumëfishta, për t’u shënuar në listën e atyre që sikur kanë falur namaz tërë natën, është e rrugës që të përfundosh namazin me imamin, edhe nëse imami fal edhe më shumë se 20 rekate.

Muhamedi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush falet me imam derisa ta përfundojë, i regjistrohet sikur të falë tërë natën namaz”. (Transmeton Ebu Daudi)

Nëse del para 20 rekateve, nuk e arrin shpërblimin, që të “regjistrohet sikur fal tërë natën namaz”. Kjo realizohet vetëm me imamin. Nëse del para se të përfundojë imami, regjistrohen vetëm namazet e falura, por jo sikur ka falur tërë natën namaz. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Zizal, 7)
Allahu e di më së miri.

Ulvi Fejzullahu
19.10.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit