16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ngrënia e darkës në orët e vona e rritë rrezikun e kancerit të prostatës dhe gjirit

Më të lexuarat

Nëse e hani darkën vonë, ju ia rritni vetes rrezikun për t’i zhvilluar dy lloje vdekjeprurëse të kancerit – kanë paralajmëruar ekspertët.

Gjithashtu edhe nëse nuk i lini të paktën dy orë mes shujtës së fundit dhe gjumit, ju i rritni shanset për t’i zhvilluar këto dy lloje të kancerit – pra të prostatës dhe të gjirit.

Sipas Institutit të Barcelonës për Shëndet Global, orari kur i hani shujtat mund të ndikojë në aftësinë e trupit për ta përpunuar ushqimin.

Ata kanë zbuluar se personat që hanë darkë para orës 21:00 ose dy orë para se të flenë janë 20% më pak të prirë të zhvillojnë sëmundje të ndryshme.

Shkencëtarët kanë analizuar dietën dhe stilin e jetesës të 621 pacientëve me kancer në prostatë, të 1,205 njerëzve me kancer të gjirit dhe të një grupi prej 2,193 njerëzve që nuk kishin pasur kancer.

Ata që e kishin konsideruar veten si “njerëz të mëngjesit” e jo si “njerëz që rrinë zgjuar deri në orët e vona” kishin pasur 33% rrezik më të ulët nëse kishin ngrënë më herët.

Kanceri i prostatës dhe i gjirit janë në mesin e sëmundjeve që ndërlidhen ngushtë me një orar të punës në mbrëmje dhe me çrregullim të orës së trupit.

Ndonëse më parë një nga këshillat për parandalimin e kancerit ka qenë kujdesi në mënyrën e të ushqyerit, tani ekspertët bëjnë thirrje të keni kujdes se edhe kur hani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit