14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Nëntë qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar

Më të lexuarat

Qytetet evropiane ia kanë arritur t’i sfidojnë kundërshtarët aziatik si vendet më të shtrenjta për të jetuar në botë, thotë një indeks i ri.

Ky indeks i ekzaminon qytetet më të lira dhe më të shtrenjta në botë duke i krahasuar faktorët si pagat dhe çmimet e më shumë se 150 gjësendeve – duke përfshirë bukën, cigaret, derivatet, etj.,

Kostoja e jetesës së çdo qyteti renditet në krahasim me Nju Jorkun, ku Nju Jorku ka një rezultat indeksi prej 100 pikëve dhe një pikë më shumë do të thotë 1 për qind rritje në kostot e jetesës.

Ky quhet Indeksi i Kostos së Jetesës në Botë.

Kostoja e jetesës në Azi është duke u rritë shumë shpejt ku qytetet si Singapori, Hong Kongu dhe Seuli, ku në dy renditjet e fundit qytetet aziatike kanë dominuar.

Sidoqoftë, më poshtë e gjeni renditjen e top nëntë qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar!

9. Tel Aviv, Izrael – 103 pikë

8. Kopenhagë, Danimarkë – 105 pikë

7. Seul, Kore Jugore – 106 pikë

6. Gjenevë, Zvicër – 106 pikë

5. Oslo, Norvegji – 107 pikë

4. Hong Kong – 111 pikë

3. Cyrih, Zvicër – 112 pikë

2. Paris, Francë – 112 pikë

1. Singapor – 116 pikë. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit