16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, falet namazi i Kurban Bajramit

Më të lexuarat

Besimtarët muslimanë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë kanë falur sot namazin e Kurban Bajramit. Ata janë mbledhur së bashku në xhamitë në Shkup, Tiranë, Prishtinë dhe Prizren, por edhe në qytete tjera të vendeve të rajonit.

Mijëra besimtarë muslimanë mbushën xhamitë në Maqedoninë e Veriut për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Manifestimi qendror i faljes së namazit të Kurban Bajramit u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup. Para faljes së namazit, Bashkësia Fetare Islame (BFI) tradicionalisht kishte përgatitur program me këndim të Kur’anit dhe të ilahijeve në gjuhën shqipe, maqedonase, turke, boshnjake dhe arabe.

Namazin e Bajramit e udhëhoqi dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Shaban Sulejmani, ndërsa Hytben e Bajramit, në emër të kreut të BFI-së, e lexoi hafizi Aydin Yahya, edhe atë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke.

Gjatë fjalimit të Hytbes së Bajramit, Yahya dërgoi porosi të paqes dhe tolerancës, ndërsa u ndal edhe te haxhinjtë që ndodhen në Vendet e Shenjta. Ai uroi që haxhinjtë nga Maqedonia e Veriut të kthehet shëndoshë dhe me haxh të pranuar.

Duanë e namazit e bëri myftiu i Gostivarit, Shqair Fetahu, pas çka besimtarët muslimanë filluan t’ia urojnë njëri-tjetrit festën e Kurban Bajramit.

Edhe besimtarët muslimanë në Shqipëri kanë falaur namazin e Kurban Bajramit, duke u mbledhur së bashku nëpër xhamitë e vendit.

Manifestimi qendror për Kurban Bajramin është mbajtur në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve dhe personaliteteve të ndryshme.

Namazi i Kurban Bajramit është falur edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë ku besimtarët janë bërë pjesë e ritualeve fetare në xhamitë e vendit.

Para faljes së namazit të Kurban Bajramit në Tiranë u mbajt programi me lexim Kur’ani, ligjërata dhe fjalët përshëndese.

Xhamitë në Kosovë mblodhën një numër të madh të besimtarëve me rastin e festës së Kurban Bajramit, ndërsa manifestimi qendror u mbajt në xhaminë “Fatih Sulltan Mehmet”.

Gjithashtu edhe në qytetin Prizren besimtarë të shumtë morën pjesë në ritualet e festës së Kurban Bajramit. Manifestimi qendror në këtë qytet u mbajt në Xhaminë Sinan Pasha.

Përveç xhamisë besimtarët falën namazin edhe në oborrin e xhamisë.

Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndau llokum për besimtarët.

Festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e namazit herët në xhami, pastaj vazhdon me prerjen e kurbanit, simbolit të festës, si dhe me vizitat tek të afërmit dhe miqtë.

Gjatë Kurban Bajramit institucione dhe organizata të ndryshme shqiptare, por edhe nga Turqia do të shpërndajnë mish kurbani për familjet në nevojë, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit