Në Bruksel të mërkurën dialogu për sundimin e ligjit në Kosovë

0
35

Është mbledhur sot në një takim koordinues delegacioni i Kosovës, i cili më 30 maj të shkojë në Bruksel ku do të fillojë “Dialogu i strukturuar për sundimin e ligjit në Kosovë”, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Në dialogun e strukturuar për sundimin e ligjit do të shqyrtohen tema të ndryshme rreth sundimit të ligjit, të njohura si temat e kapitujve 23 dhe 24 të negociatave të procesit të zgjerimit të BE së, ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit. Në kuadër të këtij takimi njëkohësisht planifikohet të diskutohet çështja e transformimit dhe ristrukturimit të EULEX it, thuhet në një njoftim.

Takimi është ftuar nga komisioneri për Zgjerim, Shtefan Fuele, ndërsa në takim do jenë gjithashtu prezentë edhe komisionerja për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom dhe përfaqësues të tjerët të drejtorive të përgjithshme.koha/kohaislame