16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ndalimi i qytetarëve nga vendet myslimane: Gjyqtari ‘ngrin’ për një kohë të pacaktuar urdhrin e Trump

Më të lexuarat

Një gjykatës federal në Havaji të Shteteve të Bashkuara zgjati për kohë të pacaktuar vendimi e mëparshëm për pezullimin e urdhrit të Donald Trump për ndalimin e udhëtarëve nga vendet me shumicë myslimane, shkruan “BBC”.

Pasi dëgjoi argumentet nga avokatët e shtetit të Havajjit dhe zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit, gjykatësi Derrick Watson tha se ndalimi e emigrantëve do të dëmtonte turizmin dhe mundësinë për të pranuar studentë dhe punëtorë të huaj.

“Vendimi i gjykatësit Watson është një pohim i vlerave të lirisë fetare dhe u mundëson të gjithë myslimanëve dhe refugjatëve të përballen me më pak pasiguri”, tha Zyra e Prokororit të Përgjithshëm të Havajit.

Presidenti Trump thotë se urdhri i tij ka për qëllim të parandalojë terroristët të hyjnë në SHBA.

Urdhri i nënshkruar më 6 mars, ka qenë rishikim i urdhrit fillestar të Trump, të nënshkruar më 27 janar, i cili u ka ndaluar hyrjen në SHBA vizitorëve nga shtatë vende me shumicë myslimane : Irani, Siria, Sudani, Somalia, Libia dhe Jemeni, ndërsa është hequr Iraku./SYRI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit