9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Myslimanët bëjnë thirrje për rindërtimin e katedrales Notrë Dam

Më të lexuarat

Këshilli Francez i Fesë Myslimane (CFCM) dhe Xhamie e Lionit i bënë sot thirrje komunitetit mysliman në Francë për të dëshmuar solidaritetin e tyre duke kontribuar financiarisht për rindërtimin e katedrales Notrë Dam në Paris.

‘’CFCM i kërkon myslimanëve në Francë për të dhënë kontributin e tyre financiar për rindërtimin e kësaj kryevepre arkitekturore, që është lavdia e vendit tonë’’, shkruan institucioni në një komunikatë, duke shprehur trishtrim të thellë, solidaritet dhe vëllazërim me të krishterët e mbarë globit.

‘’Katedralja është simbol i krishtërimit, vendi i adhurimit të katolicizmit, xhevahir i Parisit, zemra e historisë së Francës dhe trashëgimisë kulturore të njerëzimit’’, theksoi ai.

Zjarri që shkatërroi dje në mbrëmje katedralen e famshme pariziane, një nga monumentet më të famshme të kryeqytetit francez ngjalli një demonstrim të gjerë solidariteti./ATSH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit