Muslimanët rivarrosin viktimat e Srebrenicës, serbët festojnë

0
39

Këshilli organizativ për shënimin e 17-vjetorit të gjenocidit në Srebrenizë, njoftoi sot se janë kryer të gjitha përgatitjet për tubimin komemorativ, që mbahet më 11 korrik në qendrën memoriale Potoçari afër Srebrenicës. Në këtë përvjetor do të rivarrosen edhe 520 viktima të identifikuara, në mesin e të cilëve edhe gjashtë fëmijë dhe tri gra.

Këshilli organizativ thekson se sivjet popullata serbe në Srebrenicë dhe Bratunac po at ditë organizon shënimin e “Ditëve të Petrovaradinit”, përkatësisht të një turniri futbollistik, të disa koncerteve dhe aktiviteteve në kohën kur në Srebrenicë pritet të tubohen rreth 30 000 anëtarë të familjeve të viktimave të gjenocidit!

“Është turp që më 11 korrik, kur varrosim vëllezërit, fëmijët, baballarët tanë, organizohen turne futbolli e koncerte”, tha kryetari i iniciativës qytetare “do të votoj për Srebrenicën”, Emir Sulagiq, duke shtuar se të paturpshmit serbë vitin e ardhshëm me siguri do të organizojnë aktivitetet e tilla në mes të vendit Potoçari, ku gjendet qendra memoriale e viktimave myslimane të gjenocidit serb./koha/kohaislame