16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Motivimi i njeriut dhe shembulli i minjëve

Më të lexuarat

Curte Richte, nje pedagog universiteti zhvilloi shumë ekperimente të rëndësishme gjatë viteve pesëdhjetë. Në një nga këto eksperimente, ai mori disa minj dhe i futi në një shishe xhami të madhe, të mbushur përgjysmë me ujë. Ena ishte prej qelqi dhe e madhe me qëllim që minjtë të mos mund të kacavirren dhe të dalin prej saj.Pedagogu maste kohën në të cilën miu notonte dhe përpiqej të dalë nga shishja, para se të dorëzohej dhe të mbytej. Sigurisht që koha e përpjekjeve të një miu për të dalë nga shishja ndryshonte nga koha që i duhej një miu tjetër, por mesatarja ishte pesëmbëdhjetë minuta. Pra, për pesëmbëdhjetë minuta, minjtë, orvateshin të dalin nga shishja, duke notuar dhe duke u rrekur të kacavirren pas faqeve të brendshme të shishes së qelqtë. Pas pesëmbëdhjetë minutash minjtë dorëzoheshin dhe mbyteshin.

Richte e përsëriti eksperimentin e tij me minj të tjerë, por këtë herë, kur e shihte se minjtë janë në prag të dorëzohen dhe të mbyten, i nxirrte nga ena e qelqtë. Mandej i thante dhe i linte të pushojnë e të marrin veten. Pastaj, të njëjtët minj i fuste sërish në enën me ujë. Këtë e bëri me të gjithë minjtë që i kishte nxjerrë.

Minjtë që herën e parë dorëzoheshin pas pesëmbëdhjetë minutash, tani manifestonin një qëndresë të admirueshme të mbushur me përpjekje për të dalë gjallë, si herën e parë. Jo pak, por përpjekjet e tyre vazhduan për gjashtëdhjetë orë herën e dytë. Jo gjashtëdhjetë minuta, por gjashtëdhjetë orë të plota.

Herën e parë, për pesëmbëdhjetë minuta minjtë përpiqeshin të dalin nga ena e qelqtë, por duke parë se kjo ishte e pamundur, ato dorëzoheshin dhe mbyteshin në ujë. Herën e dytë, për shkak se ato kishin një përvojë shpresëdhënëse, përpjekjet për të dalë gjallë nga ena zgjatën jo pesëmbëdhjetë minuta, por plot gjashtëdhjetë orë. Ata ishin programuar se do të dalin nga shishja, kishin shpresë se do shpëtojnë, prandaj dhe përpjekjet për t’ia dalë zgjatën gjashtëdhjetë orë. 

Madje, njëri nga minjtë vazhdoi të përpiqet të dalë nga ena për 81 orë të plota, para se të dorëzohet dhe të mbytet. 

Ky eksperiment përmendet shpesh herë në psikologjinë pozitive si tregues i rëndësisë së shpresës dhe optimizmit.

Aftësitë tona fizike janë të lidhura ngushtë me gjendjen psikologjike. Shumë njerëz, edhe ne vetë, kur na motivon dikush dhe na vlerëson, mbushemi me energji të reja dhe dëshirë për më shumë arritje dhe rezultate. Dhe e kundërta, demoralizohemi dhe avalinosemi kur na mungon motivimi dhe vlerësimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit