16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mjekët për të Drejtat e Njeriut: Në Myanmar janë kryer krime kundër njerëzimit

Më të lexuarat

Mjekët për të Drejtat e Njeriut (PHR), një grup mjekësh që punojnë me refugjatët Rohingya në Bangladesh, thonë se të dhënat mjekësore dhe shkencore tregojnë për nivelin e dhunës dhe vuajtjeve që kanë përjetuar refugjatët në duart e ushtrisë dhe civilëve të Myanmarit.

Kjo organizatë jo fitimprurëse me bazë në Shtetet e Bashkuara thotë se në Mianmar janë kryer masakra të nivelit për t’u cilësuar krime kundër njerëzimit:

Në raportin “Ju lutemi tregojini botës se çfarë na kanë bërë”, grupi PHR detajon gjetjet e tyre rreth masakrës në fshatin Chut Pyin në rajonin Rakhine të Myanmarit.

“Provat që kemi mbledhur nga hetimet tona në terren dhe provat mjeko-ligjore në veçanti, tregojnë se pasditen e 27 gushtit të vitit të kaluar, u krye një sulm në shkallë të gjerë dhe i koordinuar kundër civilëve, veçanërisht atyre Rohingya, në Chut Pyin. Në sulm u përdorën lloje të shumta të armëve kundër grave, fëmijëve dhe burrave që jetonin në atë fshat” – thotë Homer Venters.

Refugjatët e arratisur Rohingya kanë treguar ngjarje prekëse, se si ushtria digjte fshatrat e tyre.

“Të mbijetuarit me të cilët biseduam thanë se ushtarët erdhën rreth fshatit në pasditen e datës 27 gusht dhe filluan të qëllojnë me armë. Ata u përhapën nëpër fshat dhe u thanë njerëzve të dalin nga shtëpitë e tyre. Ushtarët dhe civilë jo-Rohingya filluan të vrisnin të mbijetuarit dhe të kryenin dhunë seksuale të koordinuar dhe të planifikuar. Në bazë të këtyre dëshmive dhe provave mjeko-ligjore që kemi mbledhur, këto akte duhet të hetohen si krime kundër njerëzimit”, shkruhet në raportin e grupit PHR.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit