9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës kërkon ndihma emergjente për të plagosurit palestinezë

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës lëshoi një kërkesë urgjente për furnizime mjekësore për shkak të mungesave të rënda të shkaktuara nga viktima në rritje nga ndërhyrja e ashpër e ushtrisë izraelite ndaj demonstruesve paqësorë palestinezë përgjatë kufirit të Rripit të Gazës me Izraelin.

Në një deklaratë të shkurtër, ministria tha se spitalet dhe klinikat shëndetësore të Gazës tani po përpiqen me dëshpërim për të trajtuar qindra njerëz të plagosur me armë zjarri nga ana e ushtarëve izraelitë.

Në deklaratë u bëhet thirrje institucioneve dhe organizatave përkatëse për ndihma emergjente.

Të paktën 52 demonstrues palestinezë u vranë të hënën – dhe rreth 1,700 të plagosur – nga forcat ushtarake izraelite të vendosura përgjatë anës tjetër të kufirit.

Palestinezët të cilët kanë ngritur çadra në kufirin e Gazës me Izraelin, po zhvillojnë protesta gjithëpërfshirëse nën moton “marshimi milionësh” të cilin e zhvillojnë për të protestuar zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe 70 vjetorit Nakba (fatkeqësia madhe) e cila është përvjetori i themelimit të Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit