10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ministri turk i hipën avionit dhe kërcënon Greqinë e Francën

Më të lexuarat

Tensioni ka arritur kulmin në Egjeun Lindor, zonë në të cilën aktualisht ndodhen flotat e një numri të madh shtetesh, përfshirë Francën dhe Rusinë.

Ndërkohë që aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” ndodhet në Egjeun Lindor, si një përgjigje ndaj kërcënimeve të Turqisë ndaj Greqisë, një tjetër shtet i fuqishëm duket se është futur në lojë, shkruan abcnews.

Siç raporton “Protothema”, bëhet fjalë për Rusinë, flota e të cilës i është bashkuar asaj turke duke njoftuar kryerjen e një stërvitjeje të përbashkët, me municion të vërtetë në dy zona të rëndësishme të Egjeut Lindor.

Njëra prej zonave është pikërisht territori ku ndodhet anija turke “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime sizmike në Egjeun Lindor. Njoftimi u dha përmes një NAVTEX-i nga marina turke duke paralajmëruar anijet që lundrojnë rrotull që të bëjnë kujdes.

Kështu, duket se Greqia ka marrë në krah Francën, ndërsa Turqia dhe Rusia ndodhën përballë tyre në Egjeun Lindor, zonë e cila rrezikon të kthehet në një arenë të vërtetë lufte.

Ndërkohë ministri turk i Mbrojtës, Hulusi Akar dha një mesazh të fortë sot në ditën e nisjes së stërvitjes rutinë të forcave ajrore.

Siç raporton “Hurriyet“, Akar hipi në njërin prej avionëve F-16 që ka flota ajrore turke duke dhënë një mesazh force, ndërsa në zbritje tha se askush nuk do të lejohet të bëjë të fortin në Egje, shkruan ABC News.

“Ata që vijnë nga mijëra kilometra larg këtu për t’u dukur sikur duan të vendosin paqen, ndërkohë që bëjnë të fortin nuk do të kenë asnjë shans. Siç erdhën ashtu edhe do të ikin”, tha ai.

Turqia dhe Greqia janë në nivelin më të ulët të raporteve mes tyre prej dekadash, madje sipas CNN këto dy vende mund të shkojnë në luftë për shkak të rivalitetit për kontrollin e pasurive të gazit në Egjeun Lindor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit