10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ministri turk Çelik paralajmëron Evropën për ekstremin e djathtë

Më të lexuarat

“Është një rezultat i politikave helmuese të Evropës. Qeveritë evropiane do të përballen me DEASH-in e tyre nëse vazhdojnë të helmojnë njerëzit e tyre dhe të promovojnë lëvizjet e ekstremit të djathtë”, tha ministri Çelik

 

ANKARA (AA) – Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian (BE), Ömer Çelik, ka paralajmëruar qeveritë evropiane për promovimin e lëvizjeve të ekstremit të djathtë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Redaksisë së Editorëve të Anadolu Agency (AA), Çelik tha se disa qeveri evropiane nuk kishin lejuar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet, por kishin lejuar Partinë Demokratike Popullore (HDP) të mbante mitingje para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit.

“Është një rezultat i politikave helmuese të Evropës. Qeveritë evropiane do të përballen me DEASH-in e tyre nëse vazhdojnë të helmojnë njerëzit e tyre dhe të promovojnë lëvizjet e ekstremit të djathtë. DEASH-i i Evropës është ekstremizmi i ekstremit të djathtë”, tha ministri Çelik.

Çelik poashtu tha se BE nuk kishte respektuar kushtet e marrëveshjes për refugjatët të marsit të vitit 2016. “BE nuk ka bazë të lartë morale apo politike për t’u dhënë mësime të tjerëve për të qenë besnikë ndaj marrëveshjeve”, tha ai.

Në mars të vitit 2016, Turqia dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje për refugjatët që synonte dekurajimin e migracionit të parregullt përmes Detit Egje duke marrë masa më të rrepta kundër trafikantëve të njerëzve dhe përmirësimin e kushteve të rreth tre milion refugjatëve sirianë në Turqi.

Sipas marrëveshjes së ripranimit, Turqia duhet të ripranojë të gjithë azilkërkuesit e parregullt që arrijnë në ishujt grekë nga vendi.

Por, liberalizimi i vizave në vendet e zonës së Shengenit, një nga premtimet kryesore të BE-së të bëra sipas marrëveshjes, kishte për synim rritjen e bashkëpunimit BE-Turqi në trajtimin e krizës së refugjatëve dhe të përshpejtojë bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE.

Turqia deri më tani ka përmbushur shumicën e kërkesave për liberalizimin e vizave, por kërkesat e BE-së për ndryshime në ligjet anti-terroriste të Ankarasë kanë çuar në një bllokim në negociata.

Autoritetet turke më parë thanë se marrëveshja e refugjatëve mund të prishet nëse BE nuk arrin të sigurojë Ankaranë me liberalizimin e premtuar të vizave deri në fund të këtij vendi.

Turqia tani strehon rreth 3 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Ankaraja thotë se ka shpenzuar rreth 25 miliardë dollarë në ndihmë dhe strehim të refugjatëve që nga fillimi i luftës civile siriane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit