10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mesazhet e fundit të Aulon Zekës, e kishte parandjerë se mund t’i ndodhte diçka e keqe (Foto)

Më të lexuarat

Aulon Zeka kishte shkëmbyer mesazhe me njërin nga shokët e tij të shtunën, para se të takohej me të dyshuarin për vrasjen e tij, G.H.

16-vjeçari që u gjetë i vrarë me katër plumba në trup të shtunën në lagjen Arbëria, i kishte thënë shokut të tij se do të takohej me një djalë, duke iu referuar të dyshuarit G.H.

Mesazhet e fundit të Aulon Zekës janë bërë publike. Ato i ka publikuar sot televizioni Klan Kosova.

“Po dal me njanin qishtu, nifar tripi. Se jom n’fërrka me to e po dalim me fol tha”, i shkroi Zeka njërit prej shokëve, para se të ndërronte jetë të shtunën.

Ndërkohë shokët e viktimës kanë treguar frikën që kishte Auloni se mund t’i ndodh diçka para se të vritej.

E dy të dyshuarit për vrasjen e Zekës janë po ashtu të mitur. 16-vjeçari G.H dhe 16-vjeçarja R.G janë arrestuar nga Policia dhe ndaj tyre është parashtruar masa e paraburgimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit