10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

MashaAllah: “MEKA” ua shpërndan rrogën e 14-të punëtorëve

Më të lexuarat

Kompania vendore, “Meka” e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve të mishit ka bërë të ditur të martën se punëtorëve të kompanisë, u është dhënë paga e 14-të. Drejtuesit e saj kanë premtuar se nga muaji tjetër do të rrisin edhe pagën minimale

“Ashtu siç ishin planifikimet ka dashur i Madhi Zot që të bëhet dhe realizimi! Sot është një ditë shumë e madhe për ne dhe njëkohësisht kënaqësi e veçantë të bëhet ekzekutimi i pagës së 14’të”, bërë e ditur në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Drejtuesit e MEKA-s kanë bërë të ditur se nga muaji shkurt paka minimale në këtë kompani do të rriten në 300 euro, shkruan Telegrafi.

“Gjithashtu sot morëm vendim që në të gjithë sektorët e kompanisë sonë paga minimale nga 1 Shkurti i vitit 2019 të jetë 300 euro me të gjithë kontributet të paguara nga kompania! Një falënderim të veçantë për konsumatorët dhe bashkëpunëtorët tanë”, thekson kompania MEKA.

https://www.facebook.com/MekaHalalFood/posts/2095417363850474

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit