Masakrime të tmerrshme ndaj civilëve muslimanë në Burma

0
52

Burma ditët e fundit ka përjetuar shtimin e valës së sulmeve nga ana e budistëve, sulmet që kanë rezultuar me masakrimin e muslimanëve.

Burimet informative dëshmojnë se deri tani në Burma janë vrarë më shumë se 20 mijë myslimanë, ku 5 mijë prej tyre janë femra. Ekstremistët budist, vrasin e masakrojnë burrat muslimanë dhe përdhunojnë gratë dhe vajzat e reja në heshtjen e plotë të perëndimit dhe kjo është intensifikuar akoma më shumë pasi qeveria e Burmas ka deklaruar se muslimanët nuk janë shtetas të këtij vendi. Kjo qeveri tha se një pakicë muslimane nuk është pjesë e Mianmarit dhe ata nuk pranohen as nga vendet fqinje. Konfliktet mes budistëve dhe muslimanëve në Burma kanë nisur një muaj më parë pas një zënke mes një muslimani dhe një budisti. Kjo çështje u dha shkas budistëve radikalë që të sulmojnë dhe djegin fshatrat dhe zonat e banuara nga muslimanët./irib/kohaislame