8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Masakra në Rabba një plagë e hapur për Egjiptin

Më të lexuarat

Pesë vite më parë, Egjipti u trondit nga vrasjet e protestuesëve në sheshin Rabba el-Adevij, që është një plagë e madhe në historinë moderne. Qindra përkrahës të presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike Muhamed Mursi, u vranë nga ushtria apo junta që kishte marrë pushtetin me puç.

Pamjet tregojnë se si ushtria dhe policia vrau më shumë se 800 njerëz që ishin në protestë më datë 14 gushtë 2013.

Megjithëse këto vrasje monstruoze në sy të gjithë botës, askush nga ushtria Egjiptiane apo nga policia nuk është akuzuar apo dënuar dhe qeveria Egjiptiane nuk ka bërë akoma një investigim transparent të masakrës.

“Pesë vite pas masakrës në Rabaa, reagimi i vetëm nga autoritetet ka qenë përpjekja që të izolojnë ata që janë përgjegjës për këto krime nga drejtësia”, tha Sarah Leah Whitson, drejtorja e HRW për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Që nga masakra, qindra protestues, përfshirë udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane të Morsit, janë dënuar dhe burgosur në mënyrë masive. Një gjykatë egjiptiane në korrik dha dënimin me vdekje për 75 vetë, pasi kishin qenë pjesëmarrës në protestë./KohaIslame.com.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit